Ftoi dhe dobitë e tij në Mjeksinë Pejgamberike

Ftoi ndikon në bark si astringent (tkurës).Parandalon gjakderdhjen e tepërt gjatë pastrimit mujor.Ngrënia e ftoit pas ushqimit pushon barkun, por nëse e hamë në sasi të madhe shkakton kolikë (shtërngim barku).

Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollitjes dhe dhembjeve në fyt.Ajka nga ftoi i freskon damarët dhe forcon barkun.

Enesi transmeton hadithin: "Hani ftoin në bark të zbrazët" Talha transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Sepse vërtetë ai e qetëson zemrën". Transmeton Ibn Maxhe.

Ibn Maxhe po ashtu e transmeton hadithin: "Hani ftoin, sepse, ai e qetëson zemrën, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka dërguar pejgamberë, e të mos i kishte dhënë të hajë ftua të Xhennetit, sepse ai i ka dhënë fuqi së paku të dyzet njerëzve".

Nga i njëjti transmetues është edhe ky hadith: "Le të hanë ftonj gratë e juaja shtatëzë, sepse vërtet ato e bëjnë zemrën më të butë dhe të mirë".Kur thuhet, e bëjnë zemrën më të butë' ka për qëllim se ftoi në zemër futë butësi dhe mirësi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta