Besimtarët myslimanë luten në të gjitha xhamitë e Shqipërisë për të prekurit nga tërmeti

Dita e Xhuma ka qenë në çdo xhami të Shqipërisë ditë solidariteti dhe lutjeje për të prekurit nga tërmeti. Besimtarët i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe janë lutur bashkërisht për njerëzit që kanë humbur jetën, të afërmit e tyre dhe për të gjithë të prekurit.

Pas lutjeve, është organizuar një thirrje sensibilizuese për të kontribuar në vlera monetare.

Vlera monetare që është mbledhur në çdo xhami do të trajtohet bashkë me donacionet e tjera dhe shuma totale do të përdoret në bazë të nevojave për të prekurit nga tërmeti.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon çdo besimtar, mbi të gjitha për lutjet e tyre dhe gatishmërinë që kanë treguar duke kontribuar në vlera monetare dhe materiale në xhamitë e vendit, rajonit dhe me gjerë. Zoti jua shpërbleftë!/kmsh/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)