14 vite pa hoxhën Mulla Jakup Hasipi

Janë mbushur 14 vite që kur u nda nga jeta patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani, Mulla Jakup Hasipi. Ai humbi jetën më 6 janar të vitit 2006, në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë.

Jakup Hasipi u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë.
Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë.
Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja karizmatike dhe argumentuese.
Paraqitja e tijë multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90′ ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetar Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani