Në Lubjanë është hapur Qendra kulturore islamike bashkë me xhaminë e parë në Slloveni, pesëdhjetë vjet pas kërkesave të para për ndërtim.
Objekti shtrihet në një hapësirë prej 13,000 metra katror, 24 metra i lartë dhe me një minare me gjatësi 40 metra.
Sipas Myftiut Nexhat Grabus, kjo qendër paraqet një pikë kthese për muslimanët në Slloveni, sepse ata më në fund do të kenë vendin e tyre për adhurim dhe aktivitete tjera.
Objekte mund t’i pranoj mbi 1,400 besimtarë. Jashtë objektit gjendet parkingu, restoranti, palestra, një sallë ligjërimi dhe objekti banesor
Në përdhes është xhamia me minare, abdeshanja, si dhe hapësirat arsimore e administrative.
Ky projekt ka kushtuar rreth 34 milion euro, por deri në përfundimin e punimeve shpenzimet priten të rriten edhe më shumë.