Komentimi i kaptinës "El-Hashr"(1).

Kjo sure i ka gjithsej 24 ajete, 445 fjalë dhe 1913 shkronja, Ka zbritur pas sures “El-Bejjinetu” dhe para sures 'En-Nasr'. Në radhitjen e Mushafit mban numrin e 59-të, kurse në radhitjen e zbritjes është e 98-ta.

Kaptina "El-Hashr”, sipas mendimit unanim të dijetarëve është zbritje medinase.
Transmetojnë Ibn Durejsi, Nehasi, Ibn Merduvije dhe Bejhekiu nga Ibn Abasi të ketë thënë: "Ka zbritur kaptina "El-Hashr" në Medinë". Ibn Merduvije të njëjtin transmetim e përcjell edhe nga Ibn Zubejri.
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Seid ibn Xhubejri të ketë thënë: I thashë Ibn Abasit, po surja "El-Hashr? Tha: Por thuaj "Surja Beni-n-Nadir", që do të thotë se kjo sure ka zbritur në lidhje me fisin e lartpërmendur i cili ka jetuar në Medinë.(1)
Kjo sure i ka gjithsej 24 ajete, 445 fjalë dhe 1913 shkronja.(2) Ka zbritur pas sures "El-Bejjinetu" dhe para sures "En-Nasr". Në radhit jen e Mushafit mban numrin e 59-të, kurse në radhit jen e zbritjes është e 98-ta.(3)

Emërtimi i kësaj kaptine

1. Emërtimi "El-Hashr", është emërtimi më i njohur i kësaj sureje, me të cilin është njohur qysh nga koha e Resulullahit s.a.v.s.. Po ashtu ky emërtim ka qenë i njohur edhe ndër sahabët, ashtu siç pamë nga thëniet e Ibn Abasit dhe Ibn Zubejrit se surja "El-Hashr", ka zbritur në Medinë.
Arsyeja e këtij emërtimi është fjala "El-Hashr" e përdorur në ajetin e dytë të kësaj sureje: "Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan ... ", dhe nënkupton dëbimin e fisit 'Beni-nNadir', nga paralagjet e Medinës, për shkak të armiqësisë së treguar ndaj myslimanëve.(4)
2. Emërtimi i dytë i kësaj sureje është Beni-n-Nadir". Me këtë emërtim e ka quajtur Ibn Abasi, kur Seid ibn Xhubejri e pati pyetur rreth sures "El-Hashr", ndërsa ai i kishte thënë: Por, thuaj surja "Benin-Nadir". Mbase qëllimi i Ibn Abasit kur e ka quajtur "Surja Benin-Nadir", që nënkupton dëbimin e këtij fisi çifut nga Medina, ka qenë që të mos e ngatërroj ë fjalën "hashr" të përmendur në ajetin 44 të sures Kaf", e që nënkupton tubimin e Ditës së Gjykimit, me dëbimin në fjalë. Me emërtimin "Surja Beni-n-Nadir" e kanë quajtur Imam Sujutiu, Ibn Atij e, Ibnul Xhevzij, Bukai dhe të tjerë.(5)

Vlera e kësaj kaptine

- Surja "El-Hashr" bën pjesë në grupin e sureve "El-Mufassal". Në lidhje me këtë, transmetohet nga Vathilete ibnul Eska'ë El-Lejthi, të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Më është dhënë në vend të Tevratit, shtatëshja, (suret nga "El-Bekare" e deri te "El-Enfal" ose "Et-Tevbe"); më janë dhënë në vend të Zeburit, "El-Mi'ine" - njëqindëshet, (suret që kanë mbi 100 ajete); më janë dhënë në vend të Inxhilit, "El-Methanij" - (suret që kanë më pak se 100 ajete), ndërsa jam nderuar (ndaj të Dërguarve të tjerë) me suret "El-Mufassal" (nga surja "Kaf", e është thënë nga "El-Huxhurat" e deri te "En-Nas”)”(6)

- Kaptina "El-Hashr" po ashtu bën pjesë edhe në suret e quajtura "El-Musebbihar", meqë hapen me madhërim-lartësim (tesbih) për Allahun. Transmetohet nga Irbad ibn Sarije të ketë thënë: "I Dërguari i Allahut i këndonte "musebbihatet" para se të binte për të fjetur dhe thoshte: "Në këto sure gjendet një ajet që është më i vlefshëm se një mijë ajete të tjera". Dijetarët rreth fjalëve të Irbadit: "I Dërguari i Allahut i këndonte "musebbihatet", sqarojnë se "musebbihatet" janë suret që fillojnë me fjalë: "subhane", "sebbeha", jusebbihu" ose "sebbih", dhe janë gjithsej 7 sure:
"Subhane-l-Ledhi esra (El-Isra'ë), "El-Hadid", "El-Hashr", "Es-Saff', "El-Xhurnuatu", "Er-Tegabun" dhe "El-A' ëla"(7)
- Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri r.a. të ketë thënë:
"Erdhi një njeri tek Resulullahi s.a.v.s. dhe i tha: Më lexo (mëso) diçka (nga Kurani) o i Dërguari i Allahut? Ai tha: "Lexoji tri nga suret që fillojnë me "Elif, Lam, Ra."(8) Ai tha: Jam plak, trupi më është rrëzbitur, zemra më është ligështuar kurse gjuha më është rënduar. Atëherë i Dërguari i Allahut i tha: "Lexoji tri nga suret që fillojnë me "Ha-Mim'". Ai i tha të njëjtat fjalë si më parë. Atëherë Resulullahi s.a.v.s. i tha: "Atëherë lexoj i tri nga "Musebbihatet."(10) Por, ai njeri i përsëriti sërish fjalët e mëparshme, duke shtuar: O i Dërguar i Allahut, më lexo ndonjë sure gjithëpërfshirëse, kurse Resulullahu s.a.v.s. ia lexoi suren "Idha zulziletil erdu zilzaleha ... " derisa e përfundoi. Atëherë ai njeriu tha: Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, unë nuk do të shtoj diç më tepër nga kjo kurrë, e pastaj ktheu shpinën dhe shkoi. I Dërguari i Allahut tha: "Ky njeri shtatshkurtër, shpëtoi, ky njeri shtatshkurtër shpëtoi.”(10)
- Transmetohet nga Ma'kil bin Jesari të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: Atij që, kur të zgjohet thotë tri herë: Eudhu bil-lahi-s-Serni'i-l alimi minesh-shejtani-rr-rraxhim -Kërkoj mbrojtjen e Allahut, i Cili dëgjon gjithçka dhe është i gjithëdijshëm, prej shejtanin të mallkuar, dhe i lexon tri ajetet e fundit të sures "El- Hashr": ''Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i vishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij jaaë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!(12);Allahu do t'ia caktojë përcjelljen e 70 mijë engjëjve, të cilët do të luten për të derisa të ngryset. Nëse vdes në atë ditë, do të vdesë si shehid-dëshmor, dhe ai që i thotë këto fjalë kur të ngryset-errësohet, do të jetë në të njëjtën pozitë.(13)
Transmetohet nga Abdurrahman ibn Ebi Lejla e ky nga Ubejj bin Ka'bi të ketë thënë:
Isha ulur tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur i erdhi një beduin e i tha: E kam një vëlla që po lëngon nga dhimbjet. "Po nga çfarë dhimbje lëngon saktësisht vëllai yt" - e pyeti i Dërguari i Allahut.
Ka një lloj çmendine, tha ai. - "Atëherë ma sillni atë këtu", - i tha Pejgamberi a.s. Atëherë ai shkoi dhe e solli atë dhe e uli para Pejgamberit a.s .. Unë, thotë Ubejji, e dëgjova të Dërguarin e Allahut duke kërkuar mbrojtjen e Allahut me: "Fatihanë", 4 ajetet e para të sures "El-Bekare", dy ajete nga mesi i saj: "Ve Ilahukum ilahun vahid" - (El-Bekare, 163) dhe Ajetul kursin ë (El-Bekare, 255), pastaj 3 ajetet e fundit të sures "El-Bekare", një ajet të sures ''Ali Imran", më duket se ka qenë ajeti 18 i saj: "Shehidallahu ennehu la ilahe il-la huve", një ajet nga surja"EL-A'raf" ,atë të 54-t: "Inne rabbekumullahu elledhi haleka", ajetin 117 të sures "El-Mu'minune": "Ve men jed'u mea Allahi ilahen ahar, la burhane lehu bihi"; ajetin 3 të sures "El-Xhinn": "Ve ennehu teala xheddu rabbina, ma ittehadhe sahibeten ve la veleda"; dhjetë ajetet e para të sures "Es-Saffat", tri ajetet e fundit të sures "El-Hashr","Kul huvallahu ehad" dhe dy "Muavvidhetejnët". Pas këndi mit të këtyre ajeteve, beduini u ngrit dhe u shërua, dhe më nuk lëngonte nga asgjë.(14)
- Është përcjell nga Haseni të ketë thënë: ''Ai që i lexon tri ajetet e fundi të sures "El-Hashr", kur të zgjohet dhe po atë ditë vdes, do të vuloset me vulën e shehidëve, e nëse i lexon kur të ngryset, dhe vdes atë natë, do të vuloset me vulën e shehidëve."(15)

Lidhja e kësaj kaptine me atë paraprake

- Në suren paraprake "El-Muxhadele", Allahu xh. sh. tregon për ngadhënjimin që Ai do t'ua japë të dërguarve të Tij: "S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit. Allahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë! Allahu është i fortë, ngadhënjyes" - (El-Muxhadele 20-21), tash në fillimin e sures "El-Hashr", na tregon për ngadhënjimin e myslimanëve ndaj fisit çifut "Beni-n-Nadir", të cilët kishin thyer besën dhe marrëveshjen me myslimanët dhe Pejgamberin a.s.: "po Allahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën" - (El-Hashr, 2).
- Përderisa surja paraprake "EIMuxhadele" shpërfaqi gjendjen e hipokritëve dhe çifutëve dhe miqësinë e ndërsjellë mes tyre, tash në këtë sure sqarohet dëbimi kolektiv i fisit "Beni-n- Nadir", për shkak të tradhtisë së tyre ndaj myslimanëve.
- Në suren "El-Muxhadele" u lavdëruan ata besimtarë që nuk u miqësuan me ata që kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ndonëse ishin të afërmit e tyre.. babë, bij a vëllezër nga gjaku.
Kjo gjë ndodhi pikërisht në luftën e Bedrit për se flet ajeti 22 i kësaj sureje: "Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit e që ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre ... "ndërkohë që tash në këtë sure, Allahu xh.sh. sqaroi se besimtarët janë vëllezër, miq dhe të afërt vetëm me njëritjetrin: "Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!".- (El-Hashr, 10).

Lidhja e fillimit të kësaj kaptine me përfundimin e saj

Karakteristikë e kësaj sureje është se fillim i saj nis me tesbih-madhërim: ''Allahun e madhëron me tesbih gjithçka ka në tokë, e Ai është i Fuqishmi, i Urti" - (El-Hashr, 1), ashtu siç edhe përfundon me tesbih-madhërim: ''Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!- (El-Hashr, 24)
Madje, siç shihet, ajeti i parë i kësaj sureje përmbyllet me përmendjen e dy emrave të bukur të Allahut: ''Azizun-Hakim'', ashtu siç edhe përfundon kjo sure me këta dy emra të bukur të Allahut: ''Aziz un- Hakim",
Përmendja e këtyre dy emrave fsheh prapa vetes urtësi të madhe, sepse Allahu xh. sh. e drejton këtë ekzistencë me madhështinë, fuqinë dhe urtësinë e Tij.

Shkaku i zbritjes së kësaj kaptine

Shumica dërrmuese e mufessirëve, janë të mendimit se kjo sure, në tërësi, ka zbritur me rastin e dëbimit kolektiv të fisit hebre Beni-n-Nadir, nga paralagjja e Medinës.
- Transmeton Imam Buhariu nga Ibn Abasi të ketë thënë: " ... Surja "El-Enfal" ka zbritur për luftën e Bedrit, kurse surja "El-Hashr" ka zbritur për (dëbimin e fisit) Benin-Nadir".(16)
- Transmetojnë Hakimi, Ibn Merduvije dhe Bejhekiu nga Aishja r.a. të ketë thënë: "Beteja kundër Beni-n-Nadir, një prej fiseve hebreje ka ndodhur pikërisht gjashtë muaj pas luftës së Bedrit. Shtëpitë dhe hurmat e tyre ishin kah ana e Medinës. I Dërguari i Allahut i rrethoi derisa u detyruan të dorëzoheshin, pa kushte. Resulullahi s.a.v.s. i lejoi të merrnin me vete aq sa mund të bartë një deve, por jo edhe armët e tyre, prandaj në lidhje me ta, Allahu xh.sh. zbriti suren: "Sebbeha lil-labi ma fi-s-semavati ve ma fil erd..."(17)
- Edhe lidhur me ajetin e 9-të kemi shkak të zbrit jes, për të cilin do të Rasim më gjerësisht gjatë komentimit të ajetit në fjalë.

Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine

Kjo kaptinë kuranore, në fokus të shtjellimit të saj, ka dy tematika qendrore:
1. Ngjarjen e dëbimit të fisit hebre "Beni-n-Nëdir" nga rrethina e Medinës, për shkak të tradhtisë së tyre ndaj myslimanëve, me të cilët kishin marrëveshje, dhe
2. Sqarimin e Madhështisë së Allahut, nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij.
Në anën tjetër, edhe kjo kaptinë si dhe shumë kaptina të tjera kuranore që janë zbritje medinase, merret me sqarimin e disa dispozitave sheriatike, të cilat kanë të bëjnë me marrëveshjet, pasojat e thyerjes dhe mosrespektimit të tyre, Ret për ndarjen e presë së luftës, urdhëresën për devotshmëri, lidhjen në mes hipokritëve dhe hebrenjve atëbotë etj ..
Kjo kaptinë fillon më madhërimin e Allahut dhe zhveshjen e Tij nga çdo mangësi, duke sqaruar se çdo gjë në këtë ekzistencë i bën tesbih-madhërim Atij, qoftë njeri, xhin, kafshë, insekt, bimësi apo gjë e ngurtë. (Shih ajetin: 1).
- Kaptina vazhdon me njoftimin për dëbimin e fisit 'Beni-n-Nadir' nga kështjellat e tyre, në afërsi të Medinës, për shkak të thyerjes së besës dhe marrëveshjes' që kishin me të Dërguarin e Allahut. (Shih ajetet: 2-4).
- Preja e luftës që lanë pas hebrenjtë, si ndëshkim për thyerjen e marrëveshjes, u nda proporcionalisht nga i Dërguari a.s., duke u kujdesur për çdo kategori shoqërore, për jetimët, për ata që ishin të varfër dhe për udhëtarët e rrugës. Madje në vazhdim të ajeteve, shohim lavdërimin që ua bën Allahu muhaxhirëve, të cilët, ndonëse të varfër, meqë kishin emigruar nga Meka, megjithatë, nuk ishin të interesuar për pasuri, por për lartësimin e fjalës së Allahut dhe për kënaqësinë e Tij. Pas tyre, Allahu i Madhërishëm i lavdëron edhe ensarët, të cilët, me zemra të hapura, i pritën muhaxhirët duke e ndarë pasurinë e tyre me ta. Ensarët në lutjet e tyre gjithmonë luteshin për muhaxhirët, të cilët i kishin paraprirë këtyre me besim të pastër. (Shih ajetet: 5-10).
Në vazhdim të sures, shohim se Allahu xh.sh. ka bërë një shëmbëllim krahasues ndërmjet sjelljeve të hipokritëve (dyfytyrëshve) dhe atyre të hebrenjve, të cilët ishin besatuar mes vete për prapësi e ligësi ndaj myslimanëve. Allahu ua qet në pah "moralin" e tyre të prishur teksa nuk kishin guxim asnjëra palë t'u dilte përballë myslimanëve.
Madje i Lartmadhërishmi krahason hipokritët me shejtanin e mallkuar, i cili e nxit dhe e cyt njeriun në të këqija e në fund heq dorë prej tij duke u tallur me të. (Shih ajetet: 11-17).
- Pas këtyre ajeteve, Allahu i Gjithëmëshirshëm i urdhëron besimtarët për devotshmëri, sepse vetëm me pastërti shpirtërore mund të përballohen tmerret e Ditës së Kiametit. Pastaj në ajetet vijuese shpërfaqet dallimi i qartë ndërmjet banorëve të Xhenetit dhe atyre të Xhehenemit, si dhe vendqëndrimi i tyre në botën e amshimit.
- Kjo kaptinë përfundon duke sqaruar edhe njëherë madhështinë e Kuranit famëlartë, si zbritje e të Plotfuqishmit, duke përmendur më pas edhe disa emra të bukur të Allahut që flasin për dijen, mëshirën, urtësinë dhe madhështinë e tij si Krijues, të Cilit i nënshtrohet çdo krijesë në këtë ekzistencë. (Shih ajetet: 18-24).

- vijon –

(I) Fet 'hul Kadir; vëll. V, fq. 285.
(2) Besairu dhevi-t-temjizi, vëll. I fq. 458.
(3) Et-Tahrim vet-Tenviru, vëll. XXVIII. fq. 63.
(4) Dr. Muhamed ibn Abdurrahman esh-Shajië, Esmau suveri-l Kurani-l Kerim, Rijad, 2011./151.
(5) Dr. Munire ed-Devserij Esmau Suueri-l Kurani ve fedailuha, fq. 432.
(6) Transmeton Imam Ahmedi (41107); Bejhekiu në Sbuabi-l Iman (2/465); Albani e ka kategorizuar si hadith "hasen" në Sahihu-t-tergib (457); si hadith "sahib" me të gjitha rrugët e transmetimit në Silsile es-sabiba (1480) dhe në Sahihul Xhamiu (1059).
(7) Hadithi është i kategorisë "hasen fil fedai-l". Imam Ahmedi (41128); Tirmidhiu 2921) duke thënë në lidhje me këtë transmetim: "hasen garib"
(8) Suret që fillojnë me (Elif Lam Ra) janë pesë: Junus, Hud, Jusuf Ibrahim dhe Hixhr.
(9) Suret që fillojnë me (Ha Mim) janë shtatë: Gafir, Fussilet, Esb-Shura, Ez-Zuhruf Ed-Duhan, El-Xhathije dhe El-Ahkaf
(10) 'Musebbihatet' apo suret që fillojnë me fjalët "subhane", "sebbeha", "jusebbihu" ose "sebbih", janë shtatë: El-Israë, El-Hadid, El-Hashr, Es-Saff, El-Xhumuatu, Et-Tegabun dhe El-A'ëla.
(11) Haditb 'hasen: Transmeton Imam Ahmedi (2/169), Ebu Davudi (399), Hakimi (2/532); Shih: "Kitabu-l Xhamiu ... " f. 306.
(12) Ajetet: (22-24).
(13) Transmeton Tirmidhiu në kreun "Fedaili-l Kuran" nr. i hadithit (2922), me vlerësimin "hasen garib". Imam Ahmedi (5126); Shih: El-Kitabu-l Xhamiu, J 234.
(14) Hadithi është i kategorisë "hasen fil fedail': E transmeton Imam Ahmedi në Musned (51128); Ibn Maxhe (3049); Hakimi në El-Mustedrek (41413). (15) Transmeton Darimiu numri i hadithit (3421).
(16) Buhariu, nr. (4882);Shih: Lubabu-n-nukuli fi esbabi-n-nueuli, f. 258.
(17) Isa bin Abdul-Mubsin el Humejdan, Es-Sabib min esbabi-n-nuzul, Bejrut 1999./ 309.



Sabri Bajgora


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë