Myslimanët i kthehen përsëri xhamive pas më shumë dy muajve

Besimtarët myslimanë që nga sot i janë kthyer përsëri faljeve të namazeve ditore në xhami, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID - 19.

Për besimtarët ky ka qenë lajm tjetë i gëzueshëm që pas dy muajve të kthehen përsëri në xhami.

Aziz Latifi si praktukes i rregullt i faljeve të namazeve ditore, ka shkuar sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për ta falur namazin e drekës. Ai e cilëson si ditë të paharrueshme 28 majin e këtij viti.