Mekë, nga 31 maji zbutje graduale e masave lidhur me COVID-19

Arabia Saudite prezantoi sot herët planin "dyfazësh të normalizimit" për Mekën me qëllim të lehtësimit të masave lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe kthimin gradual të normalizimit të jetës, transmeton Anadolu Agency.
Faza e parë do të fillojë më 31 maj, në të cilën do të lejohet hyrja dhe dalja nga Meka nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 pasdite, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Namazi i xhumasë dhe namazet tjera kolektive (me xhemat) në Xhaminë e Madhe (Masxhid al-Haram) do të vazhdojnë në përputhje me masat ekzistuese shëndetësore, thuhet në deklaratë.
Faza e dytë do të fillojë më 21 qershor, në të cilën qytetarët do të lejohen jashtë në mes të orës 06:00 pas mëngjesit deri në orën 20:00 në mbrëmje.
Deklarata në vijim thekson gjithashtu se salonet dhe berberët nuk do të lejohen të hapen ende ndërsa në dasma dhe funerale mund të marrin pjesë nga 50 persona më së shumti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta