Rihapet Mesxhid al-Aksa pas mbylljes për më shumë se 2 muaj



Me tekbire dhe lutje muslimanët hynë në Mesxhid al-Aksa, e cila u rihap për adhurim me namazin e sabahut pas mbylljes më shumë se dymujore për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency.

Autoriteti i Vakëfeve Islame në Kuds nga minaret e faltores së shenjtë njoftoi se Mesxhid al-Aksa do të hapet duke filluar nga namazi i sabahut.

Al-Aksa ishte mbyllur më 23 mars në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Që atëherë, xhemati nuk lejohej të hynte brenda, ndërsa namazi në Aksa falej nga punëtorët e angazhuar dhe rojet e saj.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta