Bahreini shtyen rihapjen e xhamive shkak i rritjes dramatike të rasteve me COVID-19

Bahreini ka shtyrë rifillimin e planifikuar të hapjes së xhamive për ditën e premte më 05. qershor pas një rritje dramatike të numrit të rasteve të koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë dhe e çështjeve Islame tha se vendimi i shtyrjes u mor pas konsultimeve mes krerëve të Task Forcës së Mjekësisë Kombëtare për luftë kundër COVID-19.

Në këtë takim palët janë pajtuar për shtyrjen e rihapjes së xhamive pas rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 që vijnë nga tubimet e mëdha publike në ditët e Bajramit, tha ministria në një deklaratë.

Bahreini ka pasur një javë të vështirë, duke regjistruar 2,882 raste. Numri përfaqëson më shumë se një të pestën e 12.574 infeksioneve që nga rasti i parë që u raportua 100 ditë më parë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta