Pas më shumë se dy muaj fillon falja me distancë sociale në Xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine

Arabia Saudite ka hapur dyert e xhamisë së Pejgamberit a.s. në Medinë për falje, dy ditë më parë, pas mbylljes për 74 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Presidenca kryesore për çështjet e dy xhamive të shenjta në Mekë dhe Medinë në profilin e saj zyrtar në Twitter ka postuar pamjet e hapjes së portave të xhamisë së Profetit.
Ishte diçka e pazakontë që dy vendet e shenjta islame, aty ku ka prani masive besimtarësh në pothuaj gjithë kohët e vitit, sigurisht me kulm Haxhin, të mbylleshin për falje.
Ndërkohë, kompleksi në Mekë mbetet ende pa aktivizim të plotë dhe s’dihet nëse këtë vit do të ketë Haxh.

&feature=emb_logo


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta