KBI në Lipjan organizoi dhurimin e gjakut me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan së bashku me imamin e xhamisë “Mulla Sherif Ahmeti” në Lipjan, Skender Mehmetin dhe me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë organizuar dhurimin e gjakut në xhaminë e qytetit në javën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.
Kësaj iniciative të imamit, iu bashkuan afër 100 xhematlinjë të cilët qysh nga ora 11:00 deri në ora 16:00 dhuruan gjak pa hezituar fare.
Një iniciativë e tillë është ndërmarrë në vazhdimësi nga shumë xhami në Kosovë, ndërsa xhamia në qytetin e Lipjanit është duke praktikuar këtë iniciativë për vitin e tretë me radhë.