Kuvendi Komunal i Pejës i ndan mirënjohje imamit të Kryshecit, Smajl ef. Gërvallës
Imami dhe ish-mësimdhënësi Smajl Gërvalla, është vlerësuar gjatë ditës së djeshme nga Kuvendi Komunal i Pejës me Mirënjohje Komunale për kontributin e pandërprerë përgjatë 54 vjetëve në çështjen fetare, arsimore dhe atdhetare.
Kjo mirënjohje atij iu dha në përvjetorin e 21 të Ditës së Çlirimit të Pejës, pasi Kuvendi Komunal i Pejës, kishte miratuar kërkesën që imamit Smajl Gërvallës, t’i ndahet Mirënjohje Komunale për kontributin e dhënë gjatë jetës së tij.
Gërvalla përveç se ishte i angazhuar në çështjet atdhetare, ai që nga viti 1966 kishte filluar angazhimin e tij si mësimdhënës. Që nga viti 1987 e deri më sot vazhdon të jetë imam në xhaminë e fshatit Kryshec të Pejës
Artikulli i kaluar