Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Këtë donacion në emër të këtij Komiteti e dorëzoi znj. Albiona Salihu, menaxhere e komunikimit, e cila u mirëprit nga këshilltari i Myftiut z. Vedat Sahiti.
Me këtë rast, z. Sahiti e falënderoi përzemërsisht znj. Salihu dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për këtë donacion, duke shprehur konsideratën e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëpunimin e lartë të treguar gjatë viteve me Komitetin e Kryqit të Kuq.
Ky donacion në vete përmbante mjete mbrojtëse për nëpunësit e shërbimeve fetare dhe funeraleve, të cilat do t’u shërbejnë jashtëzakonisht shumë në këto ditë të përballjes me pandeminë COVID-19. Ky është donacioni i dytë nga ana e Komitetit të Kryqit të Kuq dhënë për Bashkësinë Islame të Kosovës që prej fillimit të pandemisë.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1593772897.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1593772914.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1593772934.jpg[/IMG]