Qumështi i dhisë dhe dobitë e tij për organizmin

Megjithëse nuk është aq shumë i përdorshëm, qumështi i dhisë ka të njëjtat vlera me atë të lopës.
I pasur me vitaminë D, magnez, kalium dhe yndyrna të shëndetshme qumështi i dhisë është një vlerë e shtuar për organizmin.
Gjithsesi ndryshe nga qumështi i lopës apo lloje të tjera të qumështit, ai i dhisë ndihmon shumë shëndetin.
Dhitë prodhojnë 2 përqind të sasisë globale të qumështit.
Njerëzit që konsumojnë qumësht dhie janë më pak të prekur nga alergjitë dhe problemet me tretjen.
Sipas disa të studimeve, qumështi i dhisë përmirëson shëndetin në shumë mënyra të ndryshme.
Qumështi i dhisë nuk shkakton inflamacion, ndaj rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i zorrëve.
Qumështi i dhisë rrit përthithjen e hekurit dhe bakrit sidomos tek njerëzit që kanë probleme me tretjen.
Një nga vlerat kryesore të qumështit të dhisë është se ngjan shumë me qumështin e gjirit.
Përmbajtja kimike e tij është shumë e përafërt me qumështin e gjirit, ndaj tretet dhe asimilohet më lehtë nga organizmi.
Përmasat e molekulave të yndyrnave tek qumështi i dhisë janë më të vogla se ato tek qumështi i lopës.
Kjo e bën qumështin e dhisë më të lehtë në tretje.
Qumështi i lopës përmban 17 përqind acide yndyrore, ndërsa ai i dhisë plot 35 përqind.
Kjo e bën qumështin e dhisë më të pasur në aspekt ushqyesish.
50 përqind e njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj qumështit, e kanë më të lehtë të konsumojnë qumështin e dhisë se atë të lopës.
Qumështi i dhisë përmban jo vetëm kalcium por edhe triptofan, një amino acid i rëndësishëm për organizmin.
Qumështi i lopës ka lidhje më të fortë me alergjitë dhe sekrecionet e tepërta për shkak të molekulave të mëdha të yndyrës.
Qumështi i dhisë nuk shkakton alergji dhe është më i butë me stomakun.
Qumështi i dhisë është përdorur tradicionalisht për të ushqyer dhe rigjallëruar sistemin nervor.
Ai ka një dendësi të madhe ushqimore dhe në një gotë të vetme plotëson 35 përqind të nevojës ditore për kalcium.
Një gotë me qumësht dhie ofron shumë fosfor, vitaminë B-12, proteinë dhe kalium.
Qumështi i dhisë përmban selenium, një mineral i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe mbarëvajtjen e organizmit.
Konsumimi i këtij qumështi do t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe barku i fryrë e i fortë nuk do të ekzistojë.
Edhe për personat që ndihen të fryrë apo ndjejnë shqetësime pak pasi kanë konsumuar qumësht lope, tek ai i dhisë nuk do ta ndjejnë këtë shqetësim.
Kjo për shkak të proteinës A1 të cilën qumështi i dhisë e përmban shumë më pak se ai i lopës.
Këtë proteinë shumë njerëz nuk arrijnë ta tresin mirë, ndaj për të evituar problemet mundohuni të zëvendësoni qumështin e lopës me atë të dhisë.


Artikulli i kaluar
Vezët (arab. bejd)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta