Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Dr. Valon Myrta bashkë me imamin Shaban Ukshini, vizituan Rektorin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.
Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon Myrta uroi Prof. Ass. Dr. Artan Nimanin për pozitën e rektorit, dhe e falënderoi për pritjen, duke i uruar suksese e mbarësi në punë.
Nga ana e tij, Rektori Nimani falënderoj Kryetarin e KBIGJ-së, Dr. Valon Myrtën dhe imamin Shaban Ukshinin për vizitën në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, njëherit i shprehi falënderim për doancionin e maskave dhe dorëzave për studentët nga Shoqata Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të KBI-së.
Gjatë takimit, rektori Nimani i informoi për të arriturat e UGJFA-së, programet e reja studimore, rreth ndërtimit të kampusit universitar dhe çështjet e përgjithshme të Universitetit.
Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta.