Hagia Sophia e Stambollit, nga muze në xhami


Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se pas hapjes së Shën-Sofisë për adhurim me vendimin e Gjykatës së Larte Adminsitrative (Këshilli i Shtetit) ajo do t’i kalojë Entit të Çështjeve Fetare
.
“Shën-Sofia, që është një trashëgimi e përbashkët e njerëzimit, do të vazhdojë t’i përqafojë të gjithë me statusin e saj të ri, me më shumë sinqeritet dhe në mënyrë shumë më autentike”, tha Erdoan dhe i ftoi të gjithë qëtë respektojnë vendimin e organeve gjyqësore dhe ekzekutive të Turqisë për Shën-Sofinë.

“Të këmbëngulësh që Shën-Sofia të vazhdojë të mbetet muze është produkt i logjikës së njëjtë me atë të kërkosh mbylljen e Vatikanit për adhurim dhe shndërrimin e tij në muze”,- shtoi udhëheqësi turk.

Presidenti Erdoan tha se me namazin e xhumasë që do të falet ditën e premte, më 24 korrik 2020, planifikojnë që ta hapin pas 86 vjetëve për adhurim Shën-Sofinë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta