Mbahet mbledhja me imamët e komunës së Gjakovës


Sot, në ambientet e Medresesë së Madhe, u mbajt mbledhja me imamët e Gjakovës.

Mbledhjen e udhëhoqi kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, i cili i falënderoi imamët për punën që bëjnë në mbarëvajtjen e jetës fetare.

Në mbledhje u diskutua rreth formimit të këshillave të xhamive, Kurban Bajramit, si dhe për tema të ndryshme me të cilat përballet Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Roli i imamëve asnjëherë nuk ka munguar dhe veçse do të intensifikohet në vetdijësimin e masës për përfilljen e masave parandaluese të virusit Covid 19.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1595013056.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1595013079.jpg[/IMG]