Hagia Sophia, përgatitjet e fundit të rikthimit në xhami pas 86 vjetësh

Shërbimet kompetente turke janë afër përfundimit të përgatitjeve për namazin e parë të xhumasë, i cili do të kryhet të premten pas 86 vjetësh në xhaminë Hagia Sophia në Stamboll.

Më 10 korrik, autoritetet turke anuluan vendimin e ish-qeverisë së Ataturkut, i cili i dha Hagia Sophia-s statusin e një muzeu në 24 nëntor 1934. Me anulimin e vendimit të përmendur, statusi i xhamisë iu rikthye ish-katedrales së famshme ortodokse.

Gjatë së kaluarës së pasur, Hagia Sophia ishte një kishë për 916 vjet, dhe nga 1453 ajo u shndërrua në një xhami.

Si një nga destinacionet turistike më të vizituara në qytet në Bosfor, Hagia Sophia është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1985.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi riktheu statusin e xhamisë, tha që lutja e parë e përbashkët në Hagia Sophia do të mbahej në 24 korrik.

Shërbimet kompetente aktualisht janë duke përfunduar rregullimin e hapësirës brenda, por edhe në sheshin para dhe rreth Hagia Sophia-s.

Autoritetet turke kanë njoftuar se do të vazhdojnë të ruajnë vlerat kulturore dhe historike të Hagia Sophia-s në atë mënyrë që Drejtoria e Çështjeve Fetare Turke të jetë në krye të ceremonive fetare, dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e vendit do të kujdeset për restaurimin, konservimin dhe mbrojtjen.

Turistët do të jenë akoma në gjendje të vizitojnë Hagia Sophia-n, ku afresket në mure do të mbulohen me perde vetëm gjatë lutjeve.

Të premten, namazi i xhumasë në Hagia Sophia-s do të falet nga rreth 1.500 adhurues, përfshirë zyrtarë të lartë turq të udhëhequr nga Presidenti Erdogan.

Lutja e parë në Hagia Sophia pas 86 vjetësh do të organizohet me masa të rritura sigurie. /tesheshi.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë