Hapet Xhamia e Madhe e Ajasofjes për faljen e namazit

Xhamia e Ajasofjes sot rihapet sërish për adhurim me namazin e xhumasë për herë të parë pas 86 vitesh, me pjesërmarrjen e mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë xhamisë.

Nga katër minaret e saj u këndua ezani i drekës nga 4 muezinë.

Në xhami dhe para xhamisë kanë vërshuar besimtarët për të qenë dëshmitarë të këtij momenti historik.

Në programin e hapjes së Xhamisë së Madhe të Ajasofjes, mijëra qytetarë që mbushën Sheshin e Ajasofjes kënduan tekbire. Më pas nga altoparlantët e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes u kënduan edhe salate.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, recitoi suren el-Fatiha dhe 6 ajetet e para të sures el-Bakare, ndërsa Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare e Turqisë (Diyanet), Ali Erba?, bëri lutjen në fund të programit.

Mijëra qytetarë të mbledhur brenda dhe jashtë Ajasofjes thanë “amin” dhe lexuan suren el-Fatiha.
Më pas në 4 minaret e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes u këndua salat nga 4 muezinë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë