Komentimi i sures Ez-Zelzele (Dridhja- Tërmeti)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesitl(1) "Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme"1 "dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda) "2 ''dhe njeriu të thotë: "ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"3 "atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta"4 ''ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë."5 “atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre."6 “e kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë."7 “dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. "8(2)

Ibni Kethiri(3) në tefsirin e tij, duke hyrë në komentimin e sures ez-Zelzele(4), shënon thënien e Ibni Abasit r.a., i cili thotë se fjalët e Zotit xh.sh.: “Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme", do të thotë: kur ta lëvizë nga fundi, dhe “... dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda)", kur t'i nxjerrë të vdekurit nga brendia e saj. Këtë mendim e përfaqësojnë shumica e dijetarëve të hershëm (selef), Në këtë kuptim, i Plotfuqishmi në një vend tjetër në Kuran thotë: "Dhe kur të shtrihet toka dhe të nxjerrë jashtë atë që ka në brendësi dhe plotësisht të zbrazet."(5)
Në Sahihun e Muslimit trans-metohet nga Ebu Hurejre r.a., i cili thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: "Toka xhevahiret e vet do t'i nxjerrë në formë të shtyllave të arit dhe të argjendit. Vrasësi do të vijë dhe do të thotë: 'Për këtë arsye kam vrarë. "Pastaj do të vijë ai që i ka shkëputur lidhjet familjare dhe do të thotë: 'Për shkak të kësaj janë shkëputur lidhjet e mia familjare.' Pastaj do të vijë vjedhësi dhe do të thotë: 'Për këtë më janë prerë duart, kjo është arsyeja e prerjes së duarve të mia.' Atëherë ata do të thirren, por askush nuk do të marrë ndonjë gjë."(6)
Taberiu(7), në tefsirin e tij Xhamiu-l-bejan an te'vili-l-Kuran(8), për fjalët e Allahut xh.sh.: "Dhe kur të shtrihet toka dhe të nxjerrë jashtë atë që ka në brendësi dhe plotësisht të zbrazet", transmeton nga komentuesi i shquar i Kuranit, Muxhahidi, i cili thotë: "Allahu do të urdhëron atë (tokën) që të nxjerr gjithçka jashtë dhe të shkarkohet."
Taberiu, gjithashtu shënon thënien që e transmeton nga Xhaferi r.a, e ky nga Seidi r.a. se kishte thënë: «Në Ditën e Kiametit toka do të qesë jashtë gjithçka ka në brendësi të saj (nga të vdekurit)".
" ... dhe njeriu të thotë: “ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?", d.m.th. njeriu do të habitet, se si, pasi që ishte e qetë dhe e palëvizshme, u bë e lëvizshme. Pastaj nga brendësia e saj do të qesë jashtë të gjitha trupat e të vdekurve.
Taberiu për fjalët e Allahut xh.sh.: " ... dhe njeriu të thotë: “ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)", e përmend thënien e Ibni Abbasit r.a. se kishte thënë: “Kjo u referohet jobesimtarëve (qafirëve)."
" ... atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta ", atë ditë ajo do të tregojë për gjithçka që kishte ndodhur në të.(9)
Imam Ahmedi shënon nga Ebu Hurejre r.a. se kishte thënë që i Dërguari i Zotit s.a.v.s., duke e lexuar ajetin: " ... atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta", ka thënë: 'A e dini se çka janë lajmet e saj?' Ata thanë: 'Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri', kështu që ai tha: 'Lajmet e saj do të jenë që çdo burri dhe gruaje do t'u dëshmojë rreth asaj se çka kanë bërë në sipërfaqen e saj, dhe do thotë: 'Ai dhe ai atëherë dhe atëherë ka bërë këtë dhe këtë'. Pra, këto do të jenë lajmet e saj."(10)
Taberiu për fjalët e Allahut xh.sh. " ... atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta", shënon thënien e Ebu Sufjanit se kishte thënë: "Njeriu do të informohet për veprat e kryera në këtë botë."
" ... ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë ", d.m.th. do të urdhërojë atë që të ndahen kështu që ajo do të ndahet, dhe të flasë dhe do të flasë.
Taberiu për fjalët eAllahutxh.sh.: " ... ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë", shënon, gjithashtu, thënien e Ebu Sufjanit të ketë thënë: "Toka do të marrë një urdhër nga Zoti xh.sh., që të tregon lajmet e saj."
" ... atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre", d.m. th. në grupe të ndryshme, të lumtur dhe të pakënaqur", " ... që të shpërblehen për veprat e tyre", d.m.th. për të parë se çfarë kishin vepruar dhe të shpërblehen për veprat e mira: " ... e kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë" dhe " ... dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë", të dënohen për veprat e këqija.
Imam Ahmedi transmeton nga Hasani se Sa'saa Ibni Muaviu, xhaxhai i El-Ferezdekit kishte shkuar te i Dërguari i Zotit s.a.v.s., dhe i kishte lexuar: "E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë", dhe tha: "Do të më mjaftonte kjo edhe po të mos kisha dëgjuar tjetër gjë".
Taberiu për fjalët e Allahut xh.sh.: “... E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë", shënon duke transmetuar nga Muhamed Ibni Ka'bi, se këto ajete i kishte komentuar kështu: "Kush punon sa grimca nga punët e mira, pa marrë parasysh se a është jobesimtar, do i sheh punët e veta të mira që i bënë në këtë botë, për vete, familjen e vetë, pasurinë e vetë, për derisa nuk largohet nga kjo botë kurse nuk do ketë të mira (kur të largohet nga kjo botë). E nëse bënë ndonjë të keqe, e që ishte besimtar, do e sheh atë të keqe në këtë botë, në familjen e tij, në veten e tij, në pasurinë dhe fëmijët e tij, derisa nuk largohet nga kjo botë, kur nuk do të ketë asgjë."(11)
Në Sahihun e Buhariut, gjendet hadithi në të cilin thuhet: "Në asnjë mënyre mos e nënvlerëso punën e mirë e bërë, sado që të jetë e imët; të paktën nëse e derdh kovën e ujit në kovën e atij që kërkon ujë, ose ta takosh vëllanë me fytyrë të ndritur dhe të qeshur."
Imam Ahmedi transmeton nga Aishja r.a., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., kishte shprehi të thoshte: ,,0 Aishe, në asnjë mënyrë mos i nënvlerëso gjynahet e vogla! Edhe për ato dikush do të kërkon të drejtën e vetë."(12)
Imam Ahmedi, po ashtu, transmeton nga Abdullah Ibni Mesudi r.a., se i Dërguari i Allahut a.s., kishte thënë: "Ruajuni nga nënvlerësimi i gjynaheve të vogla. Ato grumbullohen përderisa njeriun nuk e shkatërrojnë ... "(13)


_______________________
1. Ajetin e Besmeles e kemi përkthyer kështu, për arsye se sipas mendimit të shumicës së dijetarëve islamë, emri dhe sifati (atributi) i Allahut xh. sh., Er-Rahman i referohet Mëshirës gjithëpërfihirëse të Tij në këtë botë - Dynja (ndaj të gjithë njerëzve pa marrë parasysh se a i besojnë Allahut apo janë jobesimtarë), ndërsa Er-Rahim i referohet Mëshirës së Allahut xh.sh., në Ahiret (botën e amshueshme) e cila Mëshirë do të kaplojë vetëm besimtarët dhe besimtaret.
2. Surja ez-Zelzele. Përkthimi i sures sipas përkthimit të Kuranit nga Sherif Ahmeti. Shih: Sherif Ahmeti, Kuran-i përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Medinetu-l-Munevoere, Arabia Saudite, 1413.h., 1993.
3. Ibni Kethiri ka qenë imam dhe hafëz i famshëm, i biri i dijetarit dhe vaizit të famshëm Ebu Hafsit Umer Shihabit, i cili ishte vaiz i shquar në vendin e vet dhe më gjerë, Ai ka lindur në një vend afer Basrës, në lindje të Damaskut, në vitin 701 hixhri. Babai i tij vdiq kur ky kishte vetëm katër vjet. Ai pastaj në vitin 706. hixhri u shpërngul në Damask ku pranohet dhe edukohet nga vëllai i tij Abdul - Vehhabi. Në Damask dëgjon muhaddithin më të fomshëm të Shamit, Behauddin el- Kasim Ibni Asakirin, i cili vdiq në vitin 723 hixhri. Ai dëgjoi ligjëratat e Shejh Dhahiriut dhe Tekijjuddin Ahmed Ibni Tejmijën. Fitoi diploma nga këta dijetarë të Egjiptit: Ebul- Fet'h Ed - Debbusi, Ali Ibni el- Umer Vaniahu, Jusuf el- Hateni, Ebu Musa el- Kirafij), El - Husejniu dhe të tjerët. Ibni Kethiri nga mosha e hershme e femijërisë ka treguar shenja të inteligjencës dhe kujtesës së jashtëzakonshme. I arsimuar në frymën tradicionale islame, ai si shumë i ri e mësoi përmendsh jo vetëm Kuranin, por edhe një numër të veprave të njohura nga shkenca të ndryshme islame. Teftiri i tij është shkruar në një stil të thjeshtë. Ai karakterizohet, ndër të tjerash, edhe nga qëndrimin kritik të autorit ndaj transmetuesue të hadithit. Shih: Jusuf Rami/, Tefsir: bistorija i metodologija, FIN, Sarajevë, 2001,1 156.
4. Është zbritur pas sures En-Nisa'.
5. El-Inshikak, 3-4. Ibni Kethir. Et- Tefsiru l-Kurani l- 'Adhim, Vëllimi 8, Darui kitabi-l- alemijjeti, Bejrut - Liban, 1998. fq. 441. Po ashtu: Ibni Kethir, Muhtesar tefsir Ibni Kethir, përmblodhi dhe shpjegoi: MuhammedAli Es-Sabuni, Daru-l-Kurani-l-Kerim, Bejrui, 1981, f. 665-666.
6. Hadithin e shënon imam Muslimi në Sahihun e tij, Kapitulli i zekatit, hadithi 2, Vëllimi 6.
7. Taberiu është i lindur në vitin 224 sipas hixhretit, gjegjësisht 839 sipas Isait a.s., në krahinën Amul të Taberistanit, sipas së cilës edhe morri emirin. Taberiu tregon ëndrrën e së atit, si shenjë tek biri i tij (Taberiu) derisa ishte femijë se do të bëhet dijetar i shquar: "Babai im më ëndërroi para të Dërguarit të Zotit s.a.v.s., me koshin përplot me gur, duke gjuaj tur ato gurrëz para tij. Këtë ia tregoi komentuesit të ëndrrave, i cili i tha: Nëse rritet, djali, yt do t'i japë kontribut të madh islamit dhe sheriatit. Kjo i ndihmoi babait tim që të më ndihmonte në rrugën e kërkimit të dijes islame edhe pse atëherë isha ende femijë. " Kuranin e mësoi përmendsh kur kishte shtatë vjet, njerëzve u priu në namaz kur kishte tetë vjet, kurse hadithet i shkruante kur kishte dhjetë vjet. Në moshën dymbëdhjetë-vjeçare e lë vendin e vet duke u drejtuar rrugës në kërkim të dijes islame. Vdiq në vitin 310 sipas hixhretit, gjegjësisht 923, sipas Isait a.s. Shih: Mehmed Handzic, Uvod u tefsirske i hadiske znanosti ... , po ashtu: Mehmed Handzic, Islamske teme (Izabrana djela) Vëllimi III, f. 58-59.
8. Taberi, Et- Teftir Taberi (Xhamiu-l- bejan an te'vili-l-Kuran), shpjegoi: Dr. Abdullah Ibni Abdu-l-Muhsin et- Turki, Daru-l-Hixhri, pa vend dhe vitin e botimit.
9. Taberi, Et-Tefsiru Taberi (Xhamiu-lbejan an te'vili-l-Kuran), ap. cit. f.558-559.
10. Musnedi i Abmedit, 2/374. Këtë hadith e transmeton dhe shënon edhe imam Tirmidhiu me numër rendor: 3589, në kapitullin e komentimit të Kuranit, i cili në lidhje me të thotë: "Ky hadith është hasen, sahih dhe garib. "Shih: Ebu Isa Muhammed et-Tirmidhi, Tirmizijin Dzami' -Sunen (Tirmizijina zbirka hadisa), Vëllimi II, Novi Pazar, 2013, f.512- 513.
11. Taberi, Et- Teftiru Taberi (Xbamiu-l- bejan an te'uili-l-Kuran), ap. cit., f. 563-564.
12. Musnedi i Ahmedit, 6/151.
13. Ibni Kethir. Muhtesar tefsir Ibni Kethir, op. cit., f. 667



Azmir Jusufi (PhDc)


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës