Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon Myrta takoi këshillat e xhemateve të xhamisë në fshatin Rogovë dhe në lagjen Kusar

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Dr. Valon ef. Myrta dhe kryeimami Visar ef. Koshi, zhvilluan sot dy takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamive në fshatin Rogovë, me imam Liman Ef. Hoxha, dhe në lagjen Kusar, me imam Dr. Valon ef. Myrta.

Në këtë takim uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë të Këshillit të Xhematit dhe u bisedua për kompetencat dhe përgjegjësitë në këtë mandat 4 vjeçar, si dhe për angazhimet tona të përbashkëta në organizimin e jetës fetare dhe mirëmbajtjen e pronave vakufnore.

Falënderojmë për viziten Këshillin e Xhamisë së fshatit Rogovë, i përbërë nga Kadri Gashi (kryetar), Mustafa Hoti, Sadri Thaqi dhe Limon ef. Hoxha (anëtarë).

Gjithashtu, falënderojmë Këshillin e Xhamisë Kusar, i përbërë nga Dr. Lulzim Koshi (kryetar), Sami Doli, Genc Daija, Artan Gola dhe Dr. Valon ef. Myrta (anëtarë).

Duke uruar mbarësi dhe suksese, lusim Zotin për ndihmë që t’japim maksimumin nga vetja në shërbim të besimtarëve!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim