Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Dr. Valon ef. Myrta së bashku me kryeimamin Visar ef. Koshi, priti në takim këshillin e xhematit të xhamisë “Mejtepi Halil Efendi”, me imam Mr. Enver ef. Xhiha.
Në këtë takim uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë të Këshillit të Xhematit dhe u bisedua për detyrat dhe kompetencat në këtë mandat 4 vjeçar, për sfidat në këtë kohë pandemie si dhe për mundësitë e zhvillimit të mësimbesimit për gjeneratat e reja.
KBIGJ angazhohet që të jetë transparent dhe të jetë i angazhuar me përkushtim të plotë, në bashkëpunim me këshillat e xhemateve, për të qenë sa më pranë nevojave të besimtarëve.
Falënderojmë për vizitën Këshillin e Xhamisë Mejtepi Halil Efendi, i përbërë nga Abdurrahman Hyla (kryetar), Kaqun Lima, Florent Lipoveci, Ylli Bakalli dhe mr. Enver Ef. Xhiha (anëtarë).