Kamomili (Babunexh)

Kamomili është i nxehtë dhe i thatë në shkallën e parë. Është laksativ i mirë (mjet për pastrim), lehtëson gazrat dhe lehtëson jashtëqitjen. Vepron thjesht, pa shkaktuar tkurrje të muskujve. Kjo është karakteristikë e saj. Kur përdoret si çaj, përshpejton urinimin dhe rrjedhën e gjakut menstrual.
Të ulurit në tretjen e kamomilës ndihmon dhe lehtëson lindjen e fëmijës. Mund të përdoret si krem ose klistir i nxehtë.

Kamomili është bimë njëvjeçare dhe dyvjeçare, aromatike dhe e ndritshme me lastar të degëzuar, të drejtë ose të shtrirë. Gjethet e tij janë me push. Lulet janë të bardha, me kaptinë të verdhë. Lulëzon nga marsi deri në korrik dhe arrin 30 cm lartësi. Mbin kudo, në toka të punuara e të papunuara dhe në të mbjellat. Përdoren kryesisht majat e lulëzuara, lulet e tij.
Krahas esencave të tjera, ka kripëra kaliumi, kalciumi, magneziumi si dhe vaj eterik. Ai përdoret që në lashtësi kundër temperaturave. Përzihet me vaj për të bërë lyerje të përgjithshme. Ka efekt të jashtëzakonshëm dhe njihet që nga lashtësia. Hipokrati i përdorte si menstruacionsjellës, kundër histerisë dhe tajitjeve të bardha të grave. Sot përdoret gjerësisht si bimë mjekësore. Është i tretshëm në stomak, kundër aerofagjisë e gazrave laksativë, purgativ i lehtë, shkakton të vjella në doza të mëdha, pështymsjellës e aperitiv. Zbut dhembjet, përdoret në infeksionet, qetëson histeritë dhe shfaqjet psikopatike, spazmat, lehtëson dhembjet menstruale, sjell qumësht të bollshëm te lehonat, stimulon qarkullimin e gjakut.
Nga jashtë përdoret pa frikë për të hequr djegësirat, me llapa dhe me larje me valesën ose përvalesën. Me kamomilin shërohen ënjtjet, dhimbja e syve, puçrat dhe ulçerat.
Kamomili përmban 9.36% vaj eterik. Ka veprim narkotik dhe qetësues, sjell gjumë dhe mpirje. Ai s’duhet të përdoret në sasi të mëdha, sepse shkakton marramendje, dispersi, të rrahura të shpejta të pulsit, kurse te fëmijët shkakton hiperemi encefalike, ndërsa femrave të ndjeshme u shkakton dhimbje të forta koke, pagjumësi, dridhje.
Lulet e tij bëhen përvalesë (një lugë gjelle në 150 gr ujë të nxehtë, të qëndrojnë të mbuluara një orë, të kullohen mirë, e të ëmbëlsohen me mjaltë ose me sheqer). Merret në orë të caktuara.
Tinkturati i luleve përdoret në dozë: 2 pika, 3-4 herë gjatë 24 orëve, ndërsa pluhuri i luleve të njoma në dozë ditore 3-5gr. Vaji i kamomilit, lule të përziera me vaj, përdoret për fërkime. Mblidhet kur bima nis të lulëzojë dhe shtrihet në hije për t’u tharë mirë.
Mjekët preferojnë kamomilin para bukës te të sëmurët e mushkërive, ngaqë shton oreksin (Dr Alimati)
Më së miri është të përdoret në formë të çajit të dendur. Preferohet kjo recetë:
Pluhur nga kamomili i freskët - 2-3gram
Sheqer - 1-2gram

Pihet gjashtë herë në ditë. Preferohet në lodhjet intelektuale dhe dhembjet neurologjike, si dhe në dhembjet në qafë dhe përgjatë boshtit kurrizor gjatë gripit. (Plotësim i përkthyesit në gjuhën shqipe).



Shkëputur nga libri:
“Mjekësia e Pejgamberit, a. s.” - Xhelaluddin Abdurrahman es Sujuti
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Rrepa (arab. silk)
Artikulli radhës
Tërshëra (Avena sativa)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës