Xhamia shqiptare e Regensdorfit në Zvicër, ishte nikoqire e një ngjarje historike sa i përket funksionimit të jetës fetare në shtetin Helvetik.
Me 20 Shtator 2020 ne xhamine e Regensdorfit u mbaj kuvendi i bashkimit të dy organizatave ombrellë të xhamive të shqiptarëve në Zvicër, Ubishz dhe Bishz.
Në prezencë të një numri të madh kuvendarësh, përfaqësuesish dhe imamë të xhamive shqiptare nga e gjithë Zvicra, zyrtarisht u realizua bashkimi i dy subjekteve fetare islame në një të vetëm.
Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas ef. Alia dhe Fehim ef. Abazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, nënshkruan aktin e bashkimit të dy subjekteve fetare në një.
Prej sot keto dy organizata shkrihen ne nje te perbashket qe mban emrin KMSHZ-Komuniteti Musliman Shqiptar ne Zvicer.
KMSHZ eshte perfaqesuesi unik i xhamive shqiptare ne Zvicer.