Kur një qytet dhuron me zemër dhe gëzon mbi 650 fëmijë


Fushata “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” e iniciuar nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale u përmbyll me sukses duke tejkaluar objektivat e paracaktuara.

Fushata në fjalë “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” nisi në fund të gushtit dhe objektivi u vendos përafërsisht 500 çanta që të mund të përmbushte numrin e kërkesës për mbështetje ndaj të gjithë nxënësit në nevojë të shkollave fillore nga klasa e parë deri ne klasën e nëntë të të gjitha nacionaliteteve.

Mirëp, gostivarasit edhe njëherë dëshmuan humanitet dhe solidaritet duke grumbulluar mbi 650 çanta dhe mjete shkollore.

Imërlije Saliu nga Sektori për Arsim pranë kësaj komune, u shpreh shumë e kënaqur për për përmbushjen e objektivit me më shumë donacione se ç’ishte parashikuar:

“Dëshiroj të falenderoj të gjithë organizatorët dhe kontribuesit duke veçuar këtu donatorët tanë si: Qendra Islame Shqiptare El-Furkan Minhen, Rrjeti Bizneseve 99. Këmbimore Alpina, Kompania El Trans, Supermarketi ETC, Libraria Rahman, Evropa, Kultura Gost, si dhe donatorë të ndryshëm prej indivdëve në mënyrë të pavarur.” u shpreh ajo.



Nada Dosti
muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës