Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon ef.Myrta takoi këshillat e xhamive Fetah Agë dhe Sefë 1

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef.Myrta ka zhvilluar sot dy takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamive Fetah Agë, me imam Blerim ef. Rexha. dhe Sefë 1, me imam Arsim ef. Morina,

Në të dyja takimet uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë dhe biseduam për kompetencat dhe përgjegjësitë në mirëmbajtjen e vakfit, si dhe për sfidat në këtë kohë pandemie.

Këshilli angazhohet që të jetë transparent dhe i përkushtuar në bashkëpunimin me këshillin e xhemateve, ku presim rezultate modeste në zhvillimin dhe kultivimin e nevojave të xhemateve në rrethet dhe teritoret e tyre të xhematit.

Lusim Zotin të kemi mbarësi dhe sukses në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës!

Falënderojmë për viziten Këshillin e Xhamisë Fetah Agë, i përbërë nga Blerim ef. Rexha (imam) dhe Andi Këpuska (myteveli).

Gjithashtu, falënderojmë Këshillin e Xhamisë Sefë 1, i përbërë nga Arsim ef. Morina (imam), Astrit Ibruka (myteveli), Berat Dahsyla, Ymer Gashi dhe Agim Sylafeta (anëtarë).

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/sefe1_1600964958.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip