Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef.Myrta dhe kryeimami ef.Koshi zhvilluan dy takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamive Haxhi Ymer, me imam Esat ef.Rexha, dhe Sefë 2, me imam Milazim ef.Humaj.
Në këtë takim uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë të Këshillit të Xhematit në këto Xhami dhe u bisedua për kompetencat dhe përgjegjësitë në këtë mandat 4 vjeçar, si dhe për sfidat me të cilat jemi ballafaquar në këtë kohë pandemie.
KBIGJ angazhohet që të jetë transparent dhe të jetë i angazhuar me përkushtim të plotë, në bashkëpunim me këshillat e xhemateve, për të qenë sa më pranë nevojave të besimtarëve.
Lusim Zotin të kemi mbarësi dhe sukses në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës!
Falënderojmë për viziten Këshillin e Xhamisë Haxhi Ymer, i përbërë nga Esat ef.Rexha (imam), Jeton Beraj (myteveli), Faton Neziri, Adem Zajmi dhe Ardit Brovina.(anëtarë).
Gjithashtu, falënderojmë Këshillin e Xhamisë Sefë2, i përbërë nga Milazim ef.Humaj (imam), Deniz llukaci (myteveli) dhe Rexhep Quni, Musa Qorri dhe Nuredin Zara (anëtarë).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1600855027.jpg[/IMG]