Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, bashkë me kryeimamin, Visar ef. Koshi, pritën sot në vizitë Këshillin e Xhamisë Sofë, me imam Namik ef. Vehapi.
Në takim ju uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë dhe biseduam për kompetencat dhe përgjegjësitë në mirëmbajtjen e vakfit, si dhe për sfidat në këtë kohë pandemie.
Këshilli angazhohet që të jetë transparent dhe i përkushtuar në bashkëpunimin me këshillin e xhemateve, ku presim rezultate modeste në zhvillimin dhe kultivimin e nevojave të xhemateve në rrethet dhe teritoret e tyre të xhematit.
Falënderojmë Këshillin e Xhematit të xhamisë Sofë, i cili përbëhet nga Namik ef. Vehapi (imam), Leotrim Ademaj (myteveli), Kreshnik Zeqa, Arbër Zhubi dhe Genc Morina (anëtarë).