Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut

Në një proces të qetë dhe transparent në hapësirat e Bashkësise Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI -së.

Pas votimit garën për kreun e BFI - së e fitoi hfz. Shaqir Fetahu kundrejt kundërkandidatit të tij, muftiut të Tetovës Qani Nesimi. Nga gjithsejt 21 vota, Fetahu fitoi 18.

Pas zgjedhjeve kryetari i ri falënderoi të gjithë imamët për maturin e treguar gjatë procesit zgjedhor.

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot fitoi BFI-ja, sot fituam të gjithë, njerëzorja dhe konstruktivja. Prej sot kemi amanet dhe përgjegjësi të madhe të prezantojmë islamin në frymën e tij burimore dhe tradicionalë”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Fetahu në fjalimin e tij u shpreh se do të punoj në interes të të gjithë qytetarëve dhe në veçanti komunitetit mysliman në vend.

“Rrugëtimi jonë do të jetë dija, transparenca dhe puna e palodhshme në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve. Do të jetë një BFI e cila me mençuri dhe urtësi do tu përgjgijet të gjitha sfidave që i sjell koha dhe vendi”, tha Fetahu.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës