Studimi më i gjatë shkencor që është bërë ndonjëherë


Studimi më i gjatë shkencor në historinë studimore është bërë në shkencat humane, lidhur me identifikimin e saktë të shkaqeve që supozoheshin se mund ta bënin njeriun të lumtur.
Këtë studim e ka bërë Universiteti i Harvardit dhe i ka zgjatur jo më pak se shtatëdhjetë e pesë vjet. Për objekt të këtij studimi janë marrë 724 njerëz vullnetarë.
Shumica absolute e personave mbi të cilët është bërë studimi gjatë gjithë etapava te jetës së tyre, në fillim të rinisë së tyre janë shprehur se burimet apo shkaqet që mund ta bëjnë njeriun të lumtur janë këto tri:

• Të bësh pasuri
• Të arrish famë
• Të tregosh sukses

Por, pas tetë dekadave, gjatë të cilave janë vëzhguar personat mbi të cilët është zhvilluar studimi, konkluzioni në të cilën ka arritur studimi është ky:
Rolin më të madh për ta lumturuar njeriun, për të qenë ai në mirëqenie dhe më jetëgjatë; e luan cilësia e raporteve të tij familjare, raporteve sociale dhe e raporteve përgjithësish ndërnjerëzore që ka ai.
Pyetja që duhet të shtrojmë ne është kjo: a nuk janë pikërisht këto raporte e këto marrëdhënie, të cilat studimi i Universitetit të Harvardit i ka treguar se kanë rolin më të madh për ta lumturuar njeriun, për të qenë në mirëqenie e për të jetuar më gjatë ai; pra a nuk janë këto raporte e këto marrëdhënie pikërisht ato për të cilat feja jonë na kërkon që të kujdesemi që t'i ndërtojmë e t'i mbajmë sa më të mira?
Edhe sa më shumë rol pozitiv në njeriun do të kishin raportet e tij të mira familjare e ato shoqërore kur ato të lidhen e të shoqërohen me parimet e larta të besimit tonë!
Allahu në Kuran thotë:
"Kush bën punë të mirë, qofshin nga gjinia mashkullore apo ajo femërore e duke qenë besimtarë, Ne do t'u japim një jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre." (En-Nahl:97)



Dr. Ammar El-Mufti
Përktheu: Ilmi Rexhepi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës