Ish kampionja holandeze e boksit, Ruby Miso, konvertohet në Islam


Ish kampionja holandeze e boksit Ruby Miso , me nofkën “Znj. Tyson” , njoftoi zyrtarisht kalimin e saj në Islam
Miso postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram të hënën, ku qëndroi jashtë një xhamie në Hollandë pak para se të kalonte në Islam.
Në komentin që shoqëron foton e saj, Miso tha: "Pas viteve të praktikimit të besimit islam, jam shumë krenare që më në fund, zyrtarisht, pranova Islamin".
Dhe për të shtuar: "Unë tashmë e kisha shqiptuar shehadetin (dëshminë) privatisht, por tani besimin tim e vërtetoj zyrtarisht në xhami para dëshmitarëve, me bekimin e Zotit, dhe për këtë jam shumë e lumtur".
Fotot e Miso të veshur me hixhab brenda xhamisë, duke shqiptuar shehadetin, janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Kampioni tunizian i boksit Hedi Slimani lajmin e komentoi kështu: “Ish kampionja holandeze e boksit Ruby, dje u konvertua në Islam në një xhami në Hollandë. Zoti qoftë i lavdëruar. Zoti udhëzon kë të dojë, Zoti e ruajt dhe e pranoftë besimin e saj”.
Miso pësoi një dëmtim në qafë pas një aksidenti trafiku në vitin 2016. Ajo që atëherë është rikuperuar dhe rifilluar karrierën e saj në boks. Sot, ajo ka befasuar fansat e saj me konvertimin e saj në Islam.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë ramazani në qytetin tonë