Imami Shqiptar Dr.Tahir Kukaj në mesin e 100 njerëzve më me ndikim në shtetin e Nju Jorkut


“City & State” (Shteti dhe Qyteti), e përjavshmja më e rëndësishme politike për jetën e pushtetit lokal në Nju-Jork dhe Pensilveni për çdo fundviti bënë përzgjedhjen që quhet “Staten Island Power 100” .
Një perzgjedhje kjo që ishulloret të njohin zyrtarët e zgjedhur dhe personelin qeveritar, politikanë, udhëheqësit e biznesit dhe organizatave jofitimprurëse, akademikët, avokatët, klerikët, zyrtarë të policisë, punonjës të drejtësisë, artistë, sportistë dhe aktivistët, që luajnë role me ndikim në jetën politike dhe publike të Bashkisë së Staten Island.
Staten Island Power 100(51-100) rendit për të tretin vit me radhë si një nga njerëzit më të fuqishëm të Qytetit Staten Island – New York.
Imami i njohur shqiptaro-amerikanë është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island (Stejtën Ajllënd), Nju-Jork.
Imam Tahir Kukaj, për vitin e tretë radhazi renditet i 91-ti në këtë listë. Imami i njohur shqiptar është nënkryetar i Qendrës Shqiptare Islamike të Kulturës, në Staten Island.
Me konkluzionin: Tahir Kukaj ka gjetur thirrjen e tij të jetës në inkurajimin e besimeve të ndryshme për të punuar së bashku, si dhe edukimin e shqiptarëve dhe amerikanëve myslimanë me Islamin.
Ai do ta ketë atë mundësi edhe për një mandat tjetër, pasi ish-komisioneri i policisë James O’Neill e emëroi atë klerikun më të ri të policisë myslimane të qytetit shtatorin e kaluar (shtator 2019).
Në 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju-Jorkut (NYPD Muslim Chaplin).
Vlenë të theksohet se si i 5-ti në këtë listë është përfshirë edhe një shqiptar tjetër. Dr. Brahim Ardoliç – Drejtori Ekzekutiv, i Spitalit Universitar i Staten Island dhe pjesë e grupit të ekspertëve, mbikëqyrës në këtë spital për pandeminë e koronavirusit. Ai si drejtues i lartë shquhet duke zgjeruar kapacitetin e spitalit me 50% dhe trefishuar shtretërit e kujdesit intensiv brenda vetëm disa javësh.
Ndikimi i shqiptaro-amerikanëve në jetën e Nju-Jorkut është rritur shumë, sidomos, në dy-tre dekadat e fundit, dhe ky tani nuk mund të jetë rasti i parë që një prej tyre është përfshirë në listat e njerëzve më me pushtet.