Joe Biden emëron Sameera Fazili zëvendës drejtor të Këshillit Ekonomik Kombëtar


Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka emëruar Indiano-Amerikanen dhe eksperten për zhvillimin ekonomik Sameera Fazili në një pozicion kyç të Shtëpisë së Bardhë.
Sameera Fazili është emëruar si Zëvendës Drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë.
Këshilli Ekonomik Kombëtar koordinon procesin e bërjes së politikave ekonomike dhe siguron këshilla për politikën ekonomike për presidentin amerikan.
Fazili aktualisht është udhëheqëse e Agjencisë Ekonomike në Tranzicionin Biden-Harris. Ajo më herët ishte pjesë e Bankës Federale të Rezervave të Atlantës ku shërbeu si Drejtoreshë e Angazhimit për Komunitetin dhe Zhvillimin Ekonomik.
Fazili është indiano-amerikanja e dytë me origjinë nga Kashmiri e emëruar në një pozicion kyç në administratën e ardhshme të Biden.
Në Dhjetor, Aisha Shah u emërua menaxhere e partneriteteve në Zyrën e strategjisë dixhitale të Shtëpisë së Bardhë.
Në administratën Obama-Biden, Fazili shërbeu si këshilltar i lartë i politikave në Këshillin Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë dhe si këshilltar i lartë në Departamentin e Thesarit të SH.B.A.-së si në Financat e Brendshme ashtu edhe në Çështjet Ndërkombëtare.
Sameera Fazili jeton në Gjorgjia me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani