Myslimanja Kauthar Bouchallikht siguron një vend në Parlamentin e Holandës


Kauthar Bouchallikht, publiciste dhe aktiviste për ruajtjen e mjedisit, festoi fitoren e një vendi në parlamentin e Hollandës.

Kandidatja për deputete nga e Majta e Gjelbër (GL), u shprehu krenare dhe falënderoi të gjithë ata që e votuan për të siguruar një vend në Parlament.

“Për barazi dhe drejtësi. Për shpresë në vend të urrejtjes. Gjithmonë së bashku! Faleminderit”, shkroi ajo në profilin e saj.

Bouchallikht 27-vjeçare, me origjinë marokene, do të jetë deputetja e parë muslimane me hixhab që hyn në parlamentin e Holandës.

Bouchallikht ishte pjesë e Forumit të Rinisë Myslimane Evropiane dhe Organizatave Studentore (FEMYSO), si kryetare e Marrdhënieve me Organizatat Partnere.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani