Ministria e Haxhit dhe Umres para disa ditësh shpalli procedurën e kryerjes së Umres për pelegrinët që kanë mbërritur nga jashtë.
Kontrolli nëse nuk jeni nga 20 vendet nga ku pezullohet udhëtimi
Arabia Saudite me të dhëna përkatëse nga Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një ndalim të udhëtimit nga 20 vende në shkurt, ku situata COVID-19 është konsideruar e pasigurt. Këto vende përfshijnë Argjentinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermaninë, SHBA-të, Indonezinë, Irlandën, Italinë, Pakistanin, Brazilin, Portugalinë, Britaninë e Madhe, Turqinë, Afrikën e Jugut, Suedinë, Zvicrën, Francën, Libanin, Egjiptin, Indinë dhe Japoninë.
Kjo do të thotë që personat që banojnë në këto vende nuk mund të udhëtojnë në Mbretëri përmes fluturimeve direkte. Sidoqoftë është e mundur që në disa raste udhëtarët të kalojnë nëpër një vend të lejuar për 14 ditë dhe të udhëtojnë për në Mbretëri. Është më mirë të merret udhëzim nga Ambasada në këto vende para se të planifikohet udhëtimi.
Certifikata e vaksinimit e detyrueshme
Ministria e Haxhit dhe Umres ka njoftuar se është e detyrueshme për pelegrinët të kenë një certifikatë vaksinimi e cila është aprovuar nga Organizata Shëndetësore.
Rezervimi i udhëtimit me një agjent të autorizuar
Një nga kushtet e vendosura nga Ministria e Haxhit dhe Umres është që ‘individi Umrah’ (Rezervuar nga vetja) të mbetet e pezulluar, udhëtimet mund të rezervohen përmes agjentëve të autorizuar të zgjedhur nga Ministria e Haxhit dhe Umres.
Pas mbërritjes në Mbretëri dushet kaluar 3 ditë në karantinë
Karantina e tre ditëve është një kërkesë e detyrueshme pas mbërritjes në Mbretëri.
Marrja e lejes së umres
Duhet rezervaur leja e umres duke përdorur aplikacionin e aprovuar nga qeveria ‘Eatmarna’
Mbërritja në Qendrën Inaya (Kujdesi) 6 orë para umrës
Për verifikimin e statusit të vaksinimit të tyre, caktimin e rripave dixhitalë
Mbërritja në Qendrën e Asamblesë Al Shubaika
Duhet paraqitur byzylykët pas mbërritjes në Qendrën e Asamblesë Al-Shubaika për të verifikuar të dhënat dhe lejet dhe të respektuar datën dhe kohën e caktuar atyre për të kryer umren. Prej këtu pelegrinët do të transportohen në Mesxhid Al Haram për performancën e umres