Një histori konvertimi: Viziton Turqinë kthehet me një Kuran

E ndikuar nga atmosfera paqësore në Xhaminë Sulltan Ahmet, që ndryshe njihet si Xhamia Blu, 24-vjeçarja Aisha Rosalie pranon islamin
Rosalie rrëfeu historinë e jetës së saj, nga të qenit një person që jetonte me ëndrrën për t’u bërë aktore deri në momentin kur zbuloi islamin në Stamboll.
“Para se të bëhesha muslimane, nuk kisha ndonjë fe. Besoja se ekzistonte një Zot. Më kujtohet si fëmijë kam biseduar gjithmonë me Zotin”, tha ajo.
Prindërit e saj “nuk ishin fetarë”, dhe kurrë nuk kishte njohur ndonjë person fetar para se të kalonte në Islam.
Rosalie tha se ishte “me të vërtetë e frikësuar” para se te vinte ne Turqi, sepse ajo ” nuk kishte një mendim të mirë” për muslimanët, pasi të gjitha informacionet e saj vinin nga mediat perëndimore.
“Unë nuk doja të ofendoja askënd duke i pasur flokët e zbuluara. Mendova se njerëzit do të ishin të zemëruar me mua. Kështu që bleva një shami vetëm për të vizituar xhaminë”, tha ajo.
Ajo tha se hasi në materiale fetare mbi islamin, por në atë kohë nuk e dinte se çfarë kuptimi kishte materiali. Rosalie thotë se sapo ka hyrë në Xhaminë Sulltan Ahmet, ka marrë tespihe dhe ka filluar të lexojë disa lutje.
“Për rreth 1 orë thjesht qëndrova ulur duke bërë tespihe. Unë thjesht po shikoja përreth xhaminë. Ishte kaq e bukur dhe kaq e qetë, thjesht nuk mund ta besoja. Dhe po shikoja njerëzit që luteshin në hapësirën para meje. Isha aq shumë e mbingarkuar nga bukuria dhe paqja brenda xhamisë. Askush nuk po më bërtiste, askush nuk sillej keq me mua, isha aq e shkundur emocionalisht”, tha ajo.
Më pas, Rosalie thotë se ka kërkuar kopje të Kur’anit të shenjtë pasi u largua nga xhamia gjatë rrugës për në hotel. Më tej, Rosalie thotë se ajo vazhdoi të lexonte Kur’anin edhe pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar derisa mbaroi të gjithë leximin.
“M’u deshën disa muaj dhe gjatë asaj kohe unë bëra shumë hulumtime për islam, si dhe shikova shumë ligjërata. Dhe pas dy muajsh unë deklarova shahadetin dhe u bëra muslimane. Elhamdulillah, ky ishte udhëtimi im”, thotë ajo.“ /muslimania.al/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani