Nazmie Archoura jeton në Padovë (Itali). Ka lindur në Itali nga prindër Sirian në të njejtin spital ku tashmë punon!
Është diplomuar në mjeksi dhe në tetorë 2021 përfundoi specializimin në anestezi dhe reanimacion. Aktualisht punon në repartin e Sallës së Lindjes apo ndryshe departamenti i Gjinekologjisë, por disa muaj më parë punonte në në terapi intensive.
Çfarë ëndërroje të bëheshe si fëmijë?
“Që e vogël më tërhiqte biologjia dhe anatomia dhe për këtë kam nisur studimet për mjeksi. Sa më shumë studjoja aq më shumë kuptoja se isha në vendin e duhur dhe që po realizoja ëndrrën time”
Vështirësia më e madhe që ke kaluar gjatë rrugëtimit tënd?
“Kam vendosur hixhabin kur isha në Universitet. Isha shumë e frikësuar nga fakti se njerzit do ishin të nxitur nga mediat, duke krijuar paragjykime dhe mua do më duhej t’i mposhtja këto paragjykime.
“Kur je më e rritur je më e vetëdijshme për zgjedhjen, por të mundon pak gjer sa të mësohesh, kur je më e vogël identiteti yt nuk është formuar akoma, pra është më e rënd t’iu përgjigjesh gjitha pyetjeve që të drejtohen” këto ishin mendimet që po më trazonin mendjen! Shpejt kuptova që unë isha pengesa më e madhe dhe jo të tjerët: njerzit rreth meje, për të cilët po më vriste ndërgjegja për reagimet e tyre, kanë marrë parasysh zgjedhjen time dhe më kanë respektuar. E kanë kuptuar që isha gjithnjë unë Nazmija, por me zgjedhje të pjekur dhe me vetëdije të plotë për të vënë mbulesën islame.
Cila është pika jote më fortë?
“Siguria që më ka dhuruar zgjedhja për të vendosur hixhabin: kjo më jep forcën të çoj deri në fund qëllimet e mija. Hixhabi tashmë është pjesë e imja dhe nuk më kufizon: në fakt, më kompleton! Nuk kam hasur kurr probleme për shkak të hixhabit – të them të vërtetën të gjithë mbajn një kapuç mbrojtës në repart ndërkohë unë jamë gjithnjë me kokë mbuluar!- as në spital as gjatë zëvendësimit të mjekut të përgjithshëm. Nëse pacientët shohin tek ty profesionalizmin, që di të bëj punën e vetë, pas habitjes fillestare (mbi të gjitha nga më të vjetrit) ajo që unë vesh kalon në planë të dytë: njohuria dhe ndihma reciproke thyen paragjykimet.”
Je një grua që i’a ka dal mbanë vetëm apo ke patur një mentorë apo një njeri që të ka nxitur gjithnjë?
“Familja ime në përgjithësi, nëna ime në veçanti, më kanë ndenjur gjithmonë afër, duke më nxitur të ndjek ëndrrat dhe të arrij qëllimet e mija. Më kanë mbështetur pa mos më imponuar zgjedhje tjetër, nëse jo atë që më bën vërtetë të lumtur. Më kanë mësuar që të jesh grua dhe muslimane nuk më kufizon të kem atë që dëshiroj, pra të kem një karrier që më përmbush. Për sa i përket shamisë, e kanë respektuar vendimin tim gjithmonë. Nuk më kanë obliguar kurrë që ta vë por më kanë dhënë mjete për të kuptuar dhe për të eksploruar rreth anës time shpirtërore. Gjitha elementet që kam mbledhur e më kanë dërguar për të bërë këtë zgjedhje, të vetëdijshme.”
A ke ndonjë shembull nga një grua tjetër të cilën e admiron dhe ndjek?
“Shembuj nga gra ka plot, por unë ndjek si shembull nënën time: ka mundur t’ja dalë në këtë vend ku ka emigruar pavarsisht faktit të mos njohjes së gjuhës, në fillim. Ka krijuar familje dhe po në të njejtën kohë ka arritur të diplomohet në fakultet. Nëna ime dhe gratë si ajo kanë patur guxim të jenë të forta dhe të mirëmbajnë identitetin e tyre por edhe të integrohen në shoqëri duke aprovuar që ishte e mundur të bëhet.
Çfarë këshillon për ata që ende janë në fillim të rrugëtimit të tyre?
“Mos lejoni që frika nga paragjyket e shoqërisë të kufizoj lirinë tuaj apo qëllimet e jetës tuaj! U këshilloj të mësojnë, të kuptojnë dhe të mos jetojnë në një flluskë, por me sy të hapur në botën që na rrethon. Është normale të thellohen ndasitë për shkak të prejardhjes, edhe ndasitë fetare,kjo tërheq reflektimin ndaj dallimeve, duke parashtruar pyetje dhe kërkuar përgjigje, por edhe informimi të bën më të lirshëm.”/muslimania.al/