Krerët dhe përfaqësues të bashkësive fetare në Shqipëri mesazhe ngushëllimi dhe bashkimi drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ngjarjen në Xhaminë Dine Hoxha


Krerët dhe përfaqësues të bashkësive fetare në Shqipëri mesazhe ngushëllimi dhe bashkimi drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ngjarjen në Xhaminë Dine Hoxha, ku një person plagosi disa besimtarë në xhami.
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e hënë, 19 prill 2021, në Xhaminë Dine Hoxha në Kryeqytet, solli reagim dhe indinjatë të gjerë në opinionin publik.
Mesazhet dhe solidariteti i drejtuesve të bashkësive të tjera fetare në vend , për këtë ngjarje, dëshmon edhe njëherë bashkëjetesën ndërfetarë që ekziston prej shekujsh në vendin tonë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron shërim të shpejtë besimtarëve të plagosur, falënderon bashkësitë fetare dhe të gjithë opinionin publik për solidarizimin dhe mbështetjen e treguar.
I lutemi Zoti në këto ditë të Bekuara Ramazani të na largojë nga sprova të tilla dhe ta begatojë popullin tonë me paqe, begati e mëshirë!
Mons. Angelo Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë i është drejtuar me një letër Kryetarit të KMSH-, H. Bujar Spahiu, ku shpreh indinjatën e tij për rastin në fjalë.
H. Dede Edmond Brahimaj,
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, në mesazhin e tij uron shërim të shpejtë të besmitarëve të plagosur.
Mesazhi i H. Dede Edmond Brahimaj përcillet edhe në cilësinë e Kryetarit të radhës së Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Pastor Ylli Doçi,
President i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, uron shërim të shpejtë për të plagosurit dhe solidarizohet me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për këtë ngjarje të shëmtuar.
Gjithashtu mesazh ngushëllimi dhe solidarizimi ka ardhur edhe nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Andon Merdani.
Ai lutet dhe uron shërimin e shpejtë për besimtarët e plagosur, si dhe vë theksin te bashkëjetesa e vyer midis besimeve në vend,
“Jemi vëllezër, në të mirë dhe në të keqe”, e fillon Mitropiliti mesazhin e tij drejtuar Komuniteti Mysliman dhe mbarë besimtarëve./https:/kmsh.al/