Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin më të zgjedhur Muhamedin, s.a.v.s. mbi familjen e tij, mbi sahabët e tij dhe mbi te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri në Ditën e Gjykimit. Këtë letër ia drejtoj çdo muslimani që e mirëpret Ramazanin me shëndet dhe forcë, në mënyrë që ta përdor atë në bindje ndaj Krijuesit. Jam përpjekur në këtë tekst të shpjegoj mënyrat dhe mjetet që do të zgjojnë motivimin për të bërë sa më shumë adhurime në këtë muaj fisnik. E lus Allahu e Madhëruar, të na japë sukses dhe ta bëjë këtë vepër të sinqertë në emrin e Tij, subhanehu ue te’ala!
Pyetje: Cila është mënyra e duhur për të mirëpritur këtë muaj fisnik?
Një musliman nuk duhet ta lejojë vetveten të humbasë punët e mira, veçanërisht nëse është në ditë të caktuara që konfirmohet se në to vepra vlerësohet shumë më tepër se ditët dhe muajt tjerë, përkundrazi ai duhet të garojë në bërjen e veprave të mira, pasi që Allahu thotë:
"Dhe le të garojnë për të ata që duan të konkurrojnë!" (Al-Mutaffifun, 26)
Prandaj, i dashur vëlla, bëj më të mirën për të festuar Ramazanin si më poshtë:
A ndjen sadopak turp për mos agjërimin e ramazanit?
Një dijetarë nga vendet arabe mori një pyetje nga një mysliman nga Afrika, i cili e pyeti a i pranohet agjërimi i tij nëse nuk han syfyr dhe nuk ka me çka te beje iftar.… Ai nuk mendoi se nuk kishte ushqim për të ngrënë, por që vjen ne nje situatë që nuka asnjë pikë uji për të bere iftar. Kur njeriu lexon diçka të tillë, ai ndjen trishtim, dhimbje të papërshkrueshme. Ndihet më i vogël se milingona e vogël. Ai ndihet si lakmitar, e ajo që ndjen më shumë është turpi!
Myslimanët në Afrikë vdesin nga uria dhe etja çdo ditë. Ata nuk e zgjedhin ushqimin e as nuk mund ta zgjedhin atë. Atyre u mjafton pak për të qenë të kënaqur. Xhamitë e tyre janë në çadra të harrnuara, të bëra nga druri që i merr era sapo të fillojë të fryjë pak më shumë. Faqet e tyre të Kur’anit janë shkruar në pllaka druri. Ata nuk kanë mundësi të blejnë kostume Bajrami për veten e tyre, sepse kostumet e tyre janë disa lecka që i veshin derisa zgjasin, e pastaj pyetja është, nëse do të marrin të tjera. Sprovet e tyre e janë po aq të mëdha sa zemrat e tyre që i durojnë të gjitha.
Dhe ata nuk janë mosmirënjohës ndaj Zotit të tyre për gjendjen dhe sprovat në të cilat gjenden. Ata nuk thonë, "Pse ma dha Zoti këtë?", e as pas kësaj ata nuk bien në depresion dhe të heain dorë nga gjithçka. Ndonjëherë ata nuk kanë asgjë për të ngrënë, por e bëjnë njet të agjërojnë në emër të Allahut dhe e presin me durim ushqim.
E çka me është me ty që nuk ke iftar? A ndjen ndonjë pendim derisa e lexon këtë më lart? Derisa vëllai ose motra jote shkon në xhami për namaz, e presin iftarin, nxitojne në namazin e teravisë, ti e kalon kohën ulur në një kafene, duke pirë kafe me shoqërinë tëndë, e cila ashtu sikurse ti, nuk kujdeset për muajin e zgjedhur të Ramazanit.
Kthehesh në shtëpi e frigoriferi yt është plotë, Elhamdulillah. Ulesh në fotelen e rehatshme pa menduar dhe pa u fshehur nga granatat e as nga pushkët e armikut.
Thrret Ezani, njerëzit nxitojnë për t’u falur, por ti nuk e dëgjon atë, e për më tepër të pengonë në përpjekjet tuaja për të fjetur. Ramazanit po i vjen fundi, dhe ti as që ke menduar të agjërosh, sepse kur një koleg të sugjeroi që të provon të paktën një ditë, të dukej e pamundur: “Kush mund të qëndron në këtë vapë deri në ora 19:30 pa ngrënë e pa pirë ndonjë gjë?!..."
Imagjino tani sikur të vinte një njeri, i cili do të ofronte një shumë të mirë parash dhe të kërkon të agjërosh tre muaj. Ti, sigurisht, do të pranosh dhe do të durosh gjithçka për hir të së mirës së kësaj bote, e Allahu të ka dhënë gjithçka që ke, e nga ti kërkon më pak se ai njeri, por ti nuk pranon t'i bindesh Atij.
Ti vëlla dhe ti motër, që për të ruajtur bukurinë tënde rrinë i/e uritur, duke mbajtur dietën e shkretë, për të humbur peshë e agjërimi të duket i pamundur, të pyes: Si do ta justifikohesh para Tij kur të pyes, në çka e ke kaluar muajin e Ramazanit, a nuk ke mundur të agjëroni asnjë ditë? A ke ndonjë justifikim? A ekziston ndonjë arsyetim? Po sikur të jetë ky Ramazani i fundit në jetën tënde? Në një rast, Xhibrili i tha Pejgamberit a.s.:
“Fatkeq – i deshprur është ai i cli, e pret Ramazanin e nuk e meriton faljen e Allahut”.
A dëshiron të jesh nga robërit e humbur dhe të papabindur, apo nuk do të jesh i kënaqur me kaq, kështu që do të dëshironi diçka më shumë, falje dhe mëshirë nga Zoti yt?! Ti ke ende kohë të dalish fitimtarë nga ky Ramazan, për të fituar faljen e Zotit tënd në pjesën më të vlefshme të Ramazanit, për të kaluar Natën e Kadrit në adhurim dhe me shpritin e kënaqur ta përcjelish muajin më të bukur dhe më të vlefshëm të gjithë vitit.
Burimi: www.n-um.com
Ummu Sara Zuzhiç
Përshtati: Esat Rexha