Stafi mjekësor që i trajton të goditurit nga pandemia dhe agjërimi


A është e lejuar për stafin mjekësor që i trajton të goditurit nga virusi Korona që mos të agjërojnë në Ramazan?


Prof.Dr.Sheuki Ibrahim Alam, mufti i Egjiptit.


Stafi mjekësor, mjekë/mjeke dhe infermierë/ infermiere, që i trajton të goditurit nga pandemia, tolerohen të mos agjërojnë në Ramazan, nëse kanë nevojë reale që të konsumojnë ushqim dhe pije për të qenë në nivel të duhur të përgaditjes fizike për ta kryer punën e tyre në spital. Nëse puna e tyre e vazhdueshme me trajtimin e të sëmurëve nga Covid-19, kërkon që ata të konsumojnë ushqim dhe pije, apo barna, për tu mbrojtur nga rreziqet e mundshme për shkak punës që bëjnë, tolerohen të mos agjërojnë në Ramazan.
Nëse ndonjë nga stafi mjekësor ka nevojë që mos agjërojë për ta kryer punën si duhet dhe të vazhdojë me analiza, kontrolle, kurim dhe përkujdes të vazhdueshëm të pacientëve, dhe kjo i imponohet mjekut konkret, ngase nuk ka kush e zëvendëson, atëherë obligohet që mos agjërojë për shkak mos shkeljes së të drejtave të pacientëve për trajtim meritor, evitimit të rreziqeve për jetë nga ata, si dhe për t’i mbrojtur tjerët nga pandemia. Në këtë rast do të veprohej sipas rregullës së bërjes së dëmit më të lehtë, për t’i ikur dëmit më të madh
Bazuar në sa u përmend, konstatojmë se stafi mjekësor, lejohet të mos agjërojnë gjatë Ramazanit, nëse këtë e kërkon nevoja që ta kryejnë punën e tyre si duhet në trajtimin e pacientëve me Kovid-19, të mbrohen nga pandemia, të cilën e luftojnë me punën e tyre në trajtimin e të prekurve nga kjo pandemi. Agjërimin do ta plotësojnë pas Ramazanit, kur të mundësohen kushtet.

Allahu e di më së miri.



Nga arabishtja: Bashkim Aliu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)