Qendra Islame Gazilar në Novi Pazar, të cilën Bashkësia Islame në Serbi e hapi bashkë me besimtarët e saj në prag të Ramazanit, më 13 Prill 2021 është vulë e të gjitha sukseseve të Bashkësisë Islame.
Më e bukura, më modernja, jo vetëm në Novi Pazar, Sanxhak, Serbi, por deri në Stamboll.
Qendra Islame Gazilar përbëhet nga dy pjesë në një sipërfaqe prej mbi 50 hektarë. Xhamia është e vendosur në një sipërfaqe prej një mijë metra katrorë.
Njësia e dytë me një sipërfaqe totale prej 1 000 metra katrorë përfshin dhoma trajnimi me dy klasa, një restorant, një kuzhinë, katër hatarhane për dy burra dhe dy gra, tre gasëlhane ...
Kapaciteti akomodues i qendrës përbëhet nga një apartament me tre dhoma për Imamin, një zyrë administrative dhe lokale afariste që mund të përdoren për qëllime tregtare.
Qendra ka katër hyrje në rrugë, dy hyrje për këmbësorë dhe dy hyrje makinash të lidhura me Gasëllhane, si dhe një parking për 20 makina.
Hyrjet janë vendosur në mënyrë që ato të mund të përdoren së bashku ose të ndahen në hyrje zyrtare dhe publike varësisht prej qëllimit.
Minarja e lartë 37 metra është në anën jugore, pranë saj është hyrja në sallën shumëfunksionale në bodrumin e qendrës. Qendra Islame Gazilar punon në kushte optimale. Dimrit me një sistem të ngrohjes nga dyshemeja dhe radiatorët, ndërsa verës me një sistem qendror ftohës të ndërtuar në muret e xhamisë. Funksionimi i qendrës monitorohet me ndihmën e një sistemi modern informacioni, i cili ofron mundësi të mëdha për organizimin e punës,