Antibiotikët që i kemi në kuzhinën tonë

Antibiotikët zënë vendin e parë si ilaçet më të përshkruara farmaceutike. Për të mos u bërë të varur prej tyre, atëherë është mirë që këto ilaçe farmaceutike t’i zëvendësojmë me ilaçe natyrale, që i kemi në kuzhinën tonë.

Qepa
Nuk ka shtëpi pa qepë. Qepa pakëson inflamacionet dhe shëron infeksionet. Në qepë hasim përbërës të ndryshëm, si kuercetinë, që parandalon kancerin. Lufton edhe kundër radikalëve të lirë që janë më “meritorët” për numrin e madh të sëmundjeve.

Hudhra
Sasia e madhe e antioksiduesve që gjenden në hudhër e bëjnë të përdorshme dhe vepron si antibiotik në shërimin e baktereve dhe infeksioneve.

Lakra
Lakra është përplot me vitaminë C. Në 120 mililitra lakër gjejmë 75 për qind të nevojave me këtë vitaminë.

Uthulla e mollës
Përmban veti të shumta prej antibiotikut dhe antiseptike. Ndihmon te sëmundjet e ndryshme, nga kontrollimi i peshës e deri te ulja e nivelit të kolesterolit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kosova nikoqire e një prej ngjarjeve më të rëndësishme fetare - Garave Ndërkombëtare të Kuranit