Përurohet xhamia në qytetin e Podujevës
Me praninën e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, imamëve dhe besimtarëve të shumtë është përuruar xhamia e re në qytetin e Podujevës.
Më të lumturit për ndërtimin e kësaj xhamie u panë besimtarët e kësaj rrethine të cilët ibadetet do të mund t’i kryejnë në këtë xhami. Myftiu Tërnava uroi besimtarët për ndërtimin e kësaj xhamie, por në veçanti familjen e Kajtaz Sinanit, e cila u bë shkaktare për ndërtimin e saj.
Myftiu Naim ef. Tërnava, në këtë ceremoni të veçantë kujtoi edhe dëshmorët të cilët dhanë jetën për lirinë tonë.
Artikulli i kaluar