Puthjet e nënës e ndihmojnë fëmijën të ketë imunitet më të fortë. Në momentin që nëna puthë fëmijën e saj merr edhe elementët patogjenë që do të ndodhen në lëkurën e fëmijës me anën e disa organeve specifike (limfocideve sekondare) dhe më pas trupi i nënës fillon të prodhojë anti-trupat që përcillen me anën e gjidhënies tek fëmija.
Puthjet ndikojnë në rritjen e inteligjencës së fëmijës (IQ). Mos e anashkaloni asnjëherë një fëmijë që është duke qarë dhe kërkon vëmendje. Edhe nëse dikush ju këshillon të bëni të kundertën, pasi fëmija mund të bëhet tekanjoz. Nëse do ta mbështesni gjithmonë edhe me puthje ai do të bëhet më i fortë emocionalisht si edhe më i pavarur.
Sipas një studimi tepër të hershëm (në Harlow në vitin 1950), fëmijët që merrnin më pak puthje nga nëna do të kishin IQ më të ulët.
Kohët e fundit një studim i sjellë nga Universiteti mjekësor “St.Louis” në Washington tregon se puthjet e nënës ndikojnë në morfologjinë e trurit të fëmijës. Ato ndihmojnë për një memorie më të mirë të fëmijës duke qënë se ai do të përjetojë më pak stres në jetën e tij. Fëmija mëson të bëhet më tepër i dhembshur. Pra ai nëpërmjet puthjeve do të ketë një shëndet më të mirë emocional dhe do të jetë më tepër i ndjeshëm ndaj të tjerëve, do të kuptojë më mirë si ndihet tjetri. Kjo do ta ndihmojë të krijojë marrëdhënie cilësore sociale.