Pse nuk lejohet t’i fryhet ushqimit apo pijes së nxehtë?


Fryerja e ushqim të nxehtë për ta ftohur. Kjo është një praktik e zakonshme të cilën e përdorin shumë njerëz, e sidomos fëmijët, çdo ditë.

Ne e dimë se Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, na ka ndaluar këtë veprim, dhe e dimë se asnjë fjalë e tij nuk ka qenë pa arsye.

Faktet shkencore tregojnë se në trupin tonë gjendet një baktere "miqësore", e cila është vendosur në fyt, dhe në dallim nga bakteret e dëmshme ndihmon trupin tonë të mbrohet kundër sëmundjeve të caktuara.

Por, kur njeriu fillon të fryej, kjo baktere, bashkë me ajrin, del nga zgavra e gojës, dhe kur ajo vjen në kontakt me sipërfaqen e nxehtë transformohet në baktere të dëmshme, dhe ndihmon formimin e qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancer.

Prandaj, për shkak të kësaj, këshillohemi të mos i fryejmë ushqimit apo pijeve të nxehtë për t’i ftohur.

Abdullah Ibn Abbasi ka thënë: "Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar të merret frymë ose të fryhet mbi enë" Transmeton Ebu Davudi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani