Profili psikologjik i edukuesit fetar


Është e ditur se për çdo profesion nevojitet dituria e domosdoshme, ushtrimi dhe profesionalizmi. Secili profesion kërkon edhe përgjegjësi të caktuar dhe qasje serioze.

Meqë ndërtimi i personalitetit njerëzor është një përgjegjësi e madhe dhe një punë komplekse, me siguri profesionalizmi dhe aftësia janë më të nevojshme në këtë punë. Edukimi i njeriut është një thirrje e lartë, sepse kemi të bëjmë me edukimin dhe ndërtimin e të deleguarit të Zotit, nga i cili varet rendi dhe drejtësia në Tokë. Në pyetje, pra është krijesa e cila është gërshetim i ndjenjave të ndryshme dhe emocioneve. Edukimi dhe ndërtimi i njeriut në realitet është mbjellje e cilësive pozitive tek ai, dhe eliminim i të gjitha cilësive negative që i ka trashëguar. Meqë ky proces edukativ-arsimor është tejet i rëndësishëm, i komplikuar, me doemos duhet besuar individëve të cilët janë tërësisht të aftësuar dhe profesionist në këtë lëmi. Kur flasim për edukatën dhe arsimimin fetar atëherë para së gjithash e domosdoshme është dituria fetare e cila është themel për edukimin e drejtë të njeriut. Andaj, mësuesi dhe edukuesi me doemos duhet të ketë njohuri fetare, e cila është e nevojshme për edukimin kualitativ dhe punën arsimore me fëmijët dhe të rriturit. Nuk nevojitet që dijetari të jetë ekspert kulmor në shkencat islame, por duhet me doemos të posedoj fuqinë e hulumtimit dhe përsosjen vetanake, në mënyrë që diturinë e tij të mund të zgjeroj, varësisht nga nevojat e punës edukative- arsimore. Përveç kësaj diturie fetare, mësuesi- edukuesi duhet të posedoj edhe arsimim dhe kulturë të përgjithshme. Me arsim të përgjithshëm mendohet në dituri të caktuara nga dituritë shoqërore siç janë pedagogjia, psikologjia dhe metodika, sepse këto shkenca gjithashtu janë të domosdoshme për një edukatë dhe arsimim edukativ. Nëpërmes psikologjisë më së lehti do të njohim personalitetin e nxënësve tonë, mundësit e tyre dhe aftësitë si dhe si të sillemi më së miri ndaj disa sjelljeve dhe reaksioneve të tyre. Për këtë kemi shembull në praktikën e Pejgamberit, s.a.v.s. Nëse studiojmë biografinë e tij do të shohim që ai shumë bukur ka njohur personalitetin e shokëve të tij. Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Njeriu më i mëshirshëm i këtij ummeti është Ebu Bekri, më i ashpëri në urdhrat e Allahut është Omeri, më i turpshmi është Othmani, hallallin dhe haramin më së miri e njeh Muadh ibn Xhebeli, njohësi më i mirë i të drejtës trashëgimore (feraid) është Zejd ibn Thabiti, lexuesi më i mirë është Ubejji. Secili ummet e ka pasur besnikun e tij, e besniku i ummetit tim është Ebu Ubejde ibnul- Xherrah."(1)
Në shembullin tjetër, Muhammedi s.a.v.s. shokun e tij e ka këshilluar në këshillën e bazuar në njohjën e personit të Ebu Dherrit r.a. i ka thënë: "Ebu Dherr e shohë që ti je i dobët, e dëshiroj për ty atë që dëshiroj për vete. Andaj asnjëherë mos prano me udhëheqë, si dhe të përkujdesesh për pasurinë e jetimit!"(2)

Njohja e mjedisit ku jeton nxënësi

Një prej kalorësve të rëndësishëm të edukimit të suksesshëm është edhe njohja e karakteristikave të mjedisit në të cilin jeton nxënësi, sepse mjedisi lenë gjurma në personalitetin e njeriut. Njohja e mjedisit ndihmon të zgjidhim shumë qëndrime dhe sjellje të nxënësit. Është fakt që rrethi i ngushtë dhe i gjerë me të madhe ndikon në formimin e personalitetit, si dhe shoqëria në të cilën fëmija dhe i rrituri lëvizin. Shkaqet themelore të sjelljes jo normale dhe jo të shëndosh të rinjve dhe fëmijëve janë: varfëria në shtëpi, përlarjet në mes prindërve, divorci i prindërve, shoqëria e keqe, marrëdhënia e keqe e prindërve ndaj fëmijës, vdekja e njërit apo e të dy prindërve. Në mënyrë që edukuesi të kuptoj sjelljen e nxënësit të tij dhe të përqendrohet realisht ndaj sjelljeve devijuese të tij, është e domosdoshme të njohë shkaqet e saj.

Prezantimi i bukur

Është shumë me rëndësi se si mësuesi t'iu prezantoj nxënësve diturinë dhe përvojën që posedon. Shumë ka prej mësuesve (profesorëve) që kanë dituri të lakmueshme, por nuk posedojnë mundësi që këtë ta prezantojnë dhe shfrytëzojnë gjatë edukimit dhe si të tillë nuk mund të jenë mësues (profesor) të suksesshëm dhe edukues. Kemi shembuj të shpeshtë të profesorëve universitar të cilët janë ekspert kulmor në lëmin e tij, por nuk është në gjendje që me diturinë dhe përvojën e tij të edukoj nxënësit. Gjatë prezantimit dhe transmetimit të diturisë me qëllim edukimi, është shumë me rëndësi çfarë metoda shfrytëzon mësuesi. Duhet të shërbehet me metoda interesante dhe ndikuese, sepse në të kundërtën qëllimi ofruar do të lerë gjurmë të dobëta.
Edukata nuk është vetëm teori ose orientim që tregohet. Këto nuk janë vetëm urdhra dhe ndalesa, por ky është një proces i veçantë i cili kërkon elemente shpirtërore të ndryshme dhe përvoja praktike, të praktikuara në gjendje dhe etapa të ndryshme.
Ndonjëherë edukuesi mendon që është e mjaftueshme ndaj atij që edukon të shprehish dashurin tënde. Tregimi i dashurisë është me rëndësi, por edhe jo i mjaftueshëm për edukatë të suksesshme. Babai mund ta dojë fëmijën e tij dhe me i dëshiruar të mirën, por mënyra e paraqitjes jo të drejtë të kësaj mund të krijoj te fëmija dyshim në qëllimet e babait ndaj tij. Vetëm ai mësues, i cili posedon prezantim të bukur, në mënyrë profesionale të përdor metodat e ndryshme dhe për çdo situatë do t'i shfrytëzoj në mënyrën më të bukur.

Mbikëqyrja dhe vëzhgimi i përhershëm

Edukimi dhe arsimimi është një proces i pandërprerë të cilin nuk janë të mjaftueshme orientimet kalimtare. Ky është një proces i cili kërkon mbikëqyrje të përhershme dhe udhëzim. Edukuesi i cili nuk është në gjendje që vazhdimisht të përcjellë nxënësin e tij dhe përparimin e tij nuk mund të jetë edukues i mirë. Mbikëqyrja e përhershme nuk do të thotë që nxënësi duhet të korrigjohet në çdo lëshim të vogël. Kjo marrëdhënie te nxënësi do të krijonte refuzim ndaj mësuesit, e kjo pa dyshim është dëm i madh dhe jo sukses. Mësuesi i mençur ndonjëherë do të heshtë në ndonjë fenomen negativ të nxënësit, duke u frikësuar që kjo të krijoi kundër efekt, nëse në këtë vazhdimisht tërheq vërejtjen. Ai në bazë të përvojës së tij do të vlerësoj a është më mirë të tërheq vërejtjen apo të heshtë, por edhe tërheqja e vërejtjes nuk duhet lënë tërësisht. Nuk ka dyshim që kjo mënyrë e edukimit mendohet si një prej principeve më të fuqishme në krijimin e njeriut të baraspeshuar. Si shembulli më i mirë i ummetit të tij Pejgamberi,s.a.v.s. ka qenë shembull i vështrimit të përhershëm. Ai gjithmonë ka përcjellë dhe vështruar edukatën e sahabëve të tij, gjë që e vërtetojnë shumë hadithe. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Seid el- Hudriu që Pejgamberi, s.a.v.s. ka thënë: "Ruhuni ndejës në rrugët publike!" Në këtë, ata që ishin prezent thanë: "I Dërguar i Allahut, ne kemi nevojë të mblidhemi dhe të bisedojmë." Pejgamberi,s.a.v.s. në këtë u përgjigj: "Nëse këtë duhet ta bëni atëherë jepjani rrugës atë që i takon". Ata përsëri pyetën: "E çfarë i takon rrugës i Dërguar i Allahut?" Ai u përgjigj: "Ulja e shikimit, përmbajtja nga ofendimi, dhënia e selamit, urdhri për të mirën dhe ndalja nga e keqja".
Sa fjalë përmbledhëse dhe edukuese fshehën në këtë hadith!

Stabiliteti shpirtëror i mësuesit

Meqë mësuesi-edukuesi ka kontakt me njeriun, me këtë qenie me natyrë të komplikuar, është e domosdoshme që të posedoj një nivel të duhur të stabilitetit shpirtëror. Nuk duhet të jetë i natyrës lëkundëse, jo stabil ose reaksionit të shpejtë dhe të pa paramenduar, ose të jetë tepër i ndjeshëm, e lerë më me qenë i sëmur psikik. Nxënësi ka nevojë për edukues shpirtëror stabil, nga sjelljet e të cilit do të shfrytëzoj, e jo që nga sjelljet e tij të frikësohet. Nëse mësuesi është person psikik jo stabil, jo vetëm që nuk mund të jetë edukues dhe ndihmues i nxënësve, por edhe atij i nevojitet ndihma.

Kontakti i ndërsjellë

Edukimi dhe arsimimi nuk është proces i cili rrjedhë vetëm në një kahe, kahja e mësuesit.
Është e papranueshme që mësuesi të sillet ndaj nxënësit si ndaj personit i cili vetëm duhet të dëgjoj dhe pranoj. Përkundrazi është, është i domosdoshëm kontakti dhe dialogu në relacionin mësues-nxënës, sepse edukimi dhe arsimimi është operacion i cili është i pa paramenduar pa pjesëmarrjen e dy palëve. Kur bënë dialog me nxënësin, mësuesi duhet t'i drejtohet në mënyrë të bukur dhe të dëgjoj me vëmendje kur ai fletë, ashtu siç ka qenë praktika e mësuesit më të mirë të të gjitha kohëve, Muhammedit, s.a.v.s. Transmetohet nga Enesi r.a. që ka thënë: "Përderisa me një rast kemi qenë te Pejgamberi, s.a.v.s. në xhami hyri një njeri me devenë të cilën e lidhi në xhami, e pastaj u drejtua me fjalët: 'Cili prej jush është Muhammedi?' Pejgamberi a.s. ishte i ulur. I thamë: 'Ai njeri i bardhë që është i ulur.' Njeriu iu drejtua Pejgamberit a.s.: "O i biri i Abdulmutalibit!" Ndërsa Pejgamberi, s.a.v.s., iu përgjigj: 'Të përgjigjem...' Shikoni se si Pejgamberi, s.a.v.s. me sa bukuri i drejtohet këtij njeriu. Ashtu si i ka dhënë vëmendjen të dëgjoj bashkëbiseduesin, po aq i ka kushtuar kujdes që edhe të folurin ta ketë të qartë dhe bindës. Aisha r.a. përshkruan të folurit e tij dhe thotë: "Ai gjatë të folurit nuk përmend atë që ju e përmendni". Në transmetimin tjetër qëndron: "Fliste qartë, kështu që ai që e dëgjonte të gjitha i mbante me lehtësi në mend".

Optimizmi

Shpresa në sukses dhe arritja e qëllimit dhe rezultateve të mira është kusht që është i domosdoshëm në çdo punë, pra gjithashtu në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave.
Meqë procesi i edukimit dhe arsimimit është një proces i cili kërkon shumë kohë dhe përpjekje, kërkon dhe durim të madh.
Rezultatet e kësaj pune nuk shihen menjëherë prandaj optimizmi duhet të jetë cilësi e domosdoshme e të gjithë atyre që punojnë në këtë fushë.
Mesazhi i Kur'anit fisnik është i qartë dhe bindës: "Dhe thuaj: "Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët..."(3)



1.Tirmidhiu, Ibn Maxhxheh dhe Ahmedi
2.Muslimi, 1826
3.El- Teube, 105