Tipologjia e ndikimit në predikimin e daves


Vlerësimi emocional përmirëson komunikimin pasi bashkëbiseduesi tjetër ndihet i njollur dhe i kuptuar, dhe kështu rrit verbalizmin e asaj që ai mendon së këtejmi vlerësimi emocional ka një efekt pozitiv pasi krijon një mjedis të besimit.

Në sferën e predikimit të Islamit, gjegjësisht për thirrjen në vlerat dhe trashëgiminë e bujshme islame, njeriu në këtë mision has ose përballet me dpa të ndryshëm njerëzish të cilët sigurisht se kanë ndjenja, emocione specifike të cilat ndikojnë në natyrën dhe qëndrimet njerëzore si dhe në formën e vet të menduarit (logjik). Këtë më së miri na e ka përshkruar Allahu xh.sh në Kuranin famëlartë, ku thotë: ''Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues." (En-Nahl, 78).
Ndikiml mund të manifestohet në tri mënyra:
Efektet emocionale
Ky lloj ndikimi karakterizohet si i kapshëm nga shqisat, i perceptueshëm, i qartë në natyrën njerëzore siç është, dashuria, urrejtja, gëzimi, dëshpërimi etj. Këtë formë të ndikimit shqisor predikuesi më së miri duhet ta shfrytëzojë që të vë në lëvizje ndjenjat e tij për te të thirrurit¬masën, ku këtu mund të përmendim nxitjen e tyre për në situata përgatitje për mbrojtje të vendit (vatanit) nga armiku, duke shfaqur skandalet e tyre dhe të bëmat e tyre mbi myslimanët qoftë në sferën e humbjes njerëzore apo asaj pasurore e ambientale. Apo këtu nëse është gjendja për të grumbulluar mjete humanitare, ai shfaq foto apo argumente nga ai vend ku fëmijët dhe popullata shfaqen të uritur, e të zhveshur që kanë nevojë për ndihmën tonë. Po ashtu në këtë pikë mund të shfrytëzojmë edhe prezantimin e hartave të ndryshme ku gjeneratave të reja iu bëhet me dije se dje ku ishin myslimanët me dije, shkencë e ushtri të përgatitur kanë arritur të vendosin rend, paqe dhe civilizim mbarëbotëror. Është interesant që edhe librat e hadi theve dhe Kuranit famëlartë përmbajnë ternatika të tilla të shumta.
Në komunikimin efektiv, ndjeshmëria është e rëndësishme për ta vendosur veten në vendin e tjetrit. Në fakt, ndjeshmëria është një nga aftësitë më të rëndësishme shoqërore, sepse është e nevojshme të jetosh me të tjerët. Edhe nëse nuk jeni plotësisht dakord me një koleg, një punonjës ose një mik, ju duhet të kuptoni këndvështrimin e tyre, sepse ajo gjithashtu ka nevojat e tyre. Përveç kësaj, vendosja e vetes në vend të tjetrit të ndihmon të dërgosh një mesazh më të qartë dhe më efektiv. Por, përveç dy pikave të mëparshme, duhet të merret parasysh edhe vlerësimi emocional, domethënë pranimi dhe reagimi për të komunikuar më mirë. Sepse kur kemi të tjerë para nesh, është e nevojshme të dëgjojmë pa gjykuar dhe është një kërkesë thelbësore për të komunikuar me personin tjetër se ata janë kuptuar. Vlerësimi emocional përmirëson komunikimin pasi bashkëbiseduesi tjetër ndihet i njohur dhe i kuptuar, dhe kështu rrit verbalizmin e asaj që ai mendon. Vlerësimi emocional ka një efekt pozitiv pasi krijon një mjedis të besimit, T’i thuash personit tjetër se i ke kuptuar, duke i treguar që i ke dëgjuar dhe duke e bërë të qartë se respekton mendimin e tyre janë të mjaftueshme për të krijuar një mjedis të favorshëm komunikues.

Efektet mendore

Në kuadër të këtij ndikimi, format e prezantimit të argumenteve kanë ndikimin mbi mendjet duke ndikuar drej tpërdrej të në formën e mendimit dhe duke e orientuar atë drejt një objektivi të caktuar, apo bindje të veçantë, siç kemi p.sh. besimi (dëshmia), përgënjeshtrimi, mbështetja, refuzimi, mahnit ja apo mohimi etj. Kjo formë e ndikimit gjen praktikueshrnëri në sferën e edukimit, mësimit, sikurse po ashtu përdoret në formën e simpoziumeve, ligjëratave, debateve etj. Po ashtu ky ndikim përdoret edhe në artikujt shkencor e informues të cilët ndërtohen mbi bazën e fakteve e argumenteve, analizave të thella e të logjikshme që plasohen në medie të ndryshme. Ligjërimi i Kuranit e ka përdorur argumentimin e qartë dhe sqarimin e prerë.
"Ai krijoi qiejt e Tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos Allahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën)." (En-Neml, 60)
"A është Ai që Tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (Tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç Allahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë." (En-Nernl, 61).
Nëse realiteti është i tillë, atëherë është e pamundshme që Islami si fe që dëshiron mësimet e veta t'ia bart njerëzimit dhe të krijojë një shoqëri ku njeriu në trajtë sistematike, me durim dhe sakrifica, të ndërtojë një botë tjetër kualitative, të mos i jetë qasur kësaj problematike. Një transformim i këtillë mund të realizohet vetëm me njohjen e përpiktë të ligjeve, të shpirtit, e të unit njerëzor dhe me kultivimin e tyre. Kurani është libër i cili katërmbëdhjetë shekuj zotëron në një pjesë të konsiderueshme të gjinisë njerëzore, prandaj edhe ai duhet të kuptohet si një libër mjeshtëror në ligjet psikologjike, ndërsa Muhamedi a.s., si njeriu që më së miri e ka kuptuar shpirtin njerëzor dhe si pejgamber që më së tepërmi ka ndikuar në shoqërinë njerëzore. Është tepër e rëndësishme të nxirren në pah faktorët psikologjikë që përbëjnë themelet e suksesit të Pejgamberit a.s., brenda një kohe aq të shkurtër. Një hulumtim i tillë është temë më vete dhe gjithsesi lehtësim i madh për ata që merren me thirrjen fetare islame. Aty do të sqaroheshin pikat te të cilat duhet pasur kujdes, prioritetet dhe vazhdimësia e procesit thirrës. Nëse i qasemi me kujdes Kuranit do të shohim qartë se i kushton rëndësi të posaçme botës shpirtërore të njeriut. Te gjitha kushtet janë që të bëhet një hulumtim i cili do të analizonre ajetet kuranore të cilat kanë të bëjnë me njeriun dhe sjelljet e tij duke u ndihmuar edhe prej metodave të psikologjisë, e cila merret me analizën e sjelljeve të njeriut dhe si disiplinë e re për një kohë të shkurtër ka përparuar shumë. S'ka dyshim se një studim i tillë do të ndihmonte dukshëm në kuptimin e prapavijës së shprehjeve kuranore dhe në njohjen e vërtetë të njeriut. Kurani në urdhrat, vendimet dhe obligimet ka parasysh natyrën e njeriut. Si rrjedhojë, ajetet e Kuranit në masë të madhe janë në ndërlidhje me ligjet natyrore, prandaj edhe njohja e njeriut nga aspekti i Kuranit do të thotë njohje e natyrshme e tij.(1)
"Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshUlet." (El Enamë, 83).
Mjetet e propagandimit kanë ndryshuar tërësisht nga ato të kaluarat, derisa përpara bëhej më anë të fjalimeve (hytbeve) apo tubimeve, fjalë që shkruhej në letra apo ligjëratë, ndërsa sot kemi mjetet e informimit, si revista, gazeta, format sociale të komunikimit me masën siç janë (Facebook, Twiter, Instagram, WhatsApp, Viber etj.) radioja, televizioni mundësojnë të arrijnë te njerëzit kudo që gjenden ata qoftë në shtëpi, punë, minierë, udhëtim etj.
Andaj çdo thirrës që ka vendosur të hyj në këtë fushë patjetër që e ka të zotëroj përdorimin e këtyre mjeteve që do ta lehtësonte tej mase komunikimin si dhe nga ana tjetër është edhe imperativ i kohës që po jetojmë. Qenia njerëzore përcaktohet nga gjendja e tij e shoqërimit dhe nëse ai është i shoqërueshëm, kjo është për shkak se ai mund të komunikojë, domethënë të shkëmbej ë mendimet dhe emocionet e tij nga njëra anë dhe krijimet dhe përvojat e tij nga ana tjetër. Këto u takojnë arritjeve më të mira njerëzore. "Kur komunikojnë me mendime dhe emocione, njerëzit jetojnë dhe shprehen, dhe kur objekt i komunikimit janë krijimet dhe përvojat e tyre, të dy individët ose grupet përparojnë dhe bëhen të pasuruar kulturor."
Komunikimi është kusht domosdoshëm për ekzistencën e njeriut dhe një nga faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit të tij shoqëror. Komunikologu Casales, shprehet se, duke qenë një nga aspektet domethënëse të çdo lloj aktiviteti njerëzor, si dhe një kusht për zhvillimin e individualitetit, komunikimi pasqyron nevojën objektive të qenieve njerëzore për asocim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.(2)

Komunikimi dhe vendosmëria

Pohimi është një aftësi themelore për krijimin e marrëdhënieve ndërpersonale. Kur flasim për të mësuar të jemi pohues, dua të them promovimin e zhvillimit të aftësive që do të na lejojnë të jemi njerëz të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe ekspresivë në komunikimet tona. Përveç se janë të sigurt, respektojnë vetveten dhe kanë aftësinë për ni bërë të tjerët të ndihen të vlefshëm. Këtu ekziston një element që nuk mund të mungojë, gjithmonë duhet të përpiqeni të gjeni një zgjidhje «Win - Win», domethënë, duhet të drejtoni aktin komunikues në një mënyrë që të përfitojë pjesëmarrësit. Sipas Predvechni (1986), jo vetëm këta elementë janë të nevojshëm, por gjithashtu personi duhet të planifikojë gjuhën, përmbajtjen, mjetet për ta transmetuar atë dhe të dijë të marrë reagime. Një autor tjetët; Bert Decker (1981), thekson pyetjet në lidhje me zërin, qëndrimin, etj. Natyrshmëria është një strategji shumë e vlefshme, sepse ky është një burim që ju lejon të bëni përshtypje ose të theksoni diçka, në mënyrë që të supozohet nga bashkëbiseduesi si i vërtetë, autentik(3)

Efektet psikologjike

Ky lloj efekti arrihet duke i ligjëruar mendjes së ndërgjegjshme, e kjo në vete është një botë e gjerë e thellë. Ajo që duhet ditur në këtë drejtim është falni se kjo lloj bote është e gdhendur në memorie e cila e tërheq njeriun drejt ëndrrave të tij ashtu siç ndikojnë rrezet vjollcë apo të tjerat që nuk mund të shihen me anën e syrit, por që kanë ndikim të madh në trupin e njeriut. Por gjithashtu këto efekte mund të kenë një luftë në brendi të individit deri në atë shkallë sa që trupi dhe mendja t'i dorëzohet në fund apo edhe të arrij deri në shkatërrim dhe ta vrasë. Nëse mendojmë për pikën e mëparshme, ajo është e pamundur të bindësh një audiencë nëse nuk demonstrojmë besueshmëri dhe autoritet. Kredibiliteti gjeneron besim dhe, ashtu si me respektin, besimi është një aleat i shkëlqyeshëm i komunikimit. Njerëzit janë më pranues kur ka besim. Prandaj, është e nevojshme që të jeni në përputhje me atë që thoni dhe atë që bëni. Për shembull, se ekziston harmoni ndërmjet komunikimit tuaj verbal dhe joverbal.
Sikundër edhe në lloje të tjera të së folurës në publik, ti do të mund të jesh më efikas në bindjen e të tjerëve nëse i qasesh çështjes në mënyrë sistematike. Hapi i parë është të kuptosh se të bindurit është nje proces psikologjik. Ai ndodh një situatë ku ekzistojnë dy ose më shumë këndvështrim e të ndryshme. Këndvështrimet mund të jenë krejtësisht të kundërta ose paksa të ndryshme nga njëri-tjetri. Pavarësisht rastit, duhet të ketë mendime të ndryshme, përndryshe nuk do të kishte nevojë që folësi të bindë audiencën.

Synimi komunikues në dave

Akti komunikues është rezultat i konsensusit ndër-objektiv, e simetrisë së marrëdhënies midis bashkëbiseduesve, në të cilën forca, nëse ekziston, nuk është askush tjetër përveç asaj të ligjërimit racional. Këto akte komunikuese janë pra akte të emancipimit.
Marrëdhënia reciproke e palëve në lidhje me objektin e dialogut mund të jetë efektive vetëm për qëllime të zgjidhjes së problemit kur situata është strukturuar si një proces bashkëpunues, në të cilin qëndrimi i favorshëm për qëllimin e arritjes së një objektivi të përbashkët mundëson një marrëdhënie pozitive të palëve, në të njëjtën kohë që është një kusht në mënyrë që kontradikta në planin e objektit të bisedës të zgjidhet bashkërisht.
Këto strategji komunikimi bazohen në një pozicion bashkëpunues dhe e orienton aktin e komunikimit drejt shprehjes dhe mirëkuptimit reciproke për kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta, të detyrave që çuan në krijimin e komunikimit.
Përmes tyre, progresi arrihet në procesin e komunikimit, si subjektiv ashtu edhe objektiv, i cili përjetohet nga të dy pjesëmarrësit. Kur një person i drejtohet një tjetri përmes gjuhës duke kërkuar mirëkuptim të ndërsjellë dhe komunikim efektiv, reciprokisht presupozon se ajo që secili thotë:
-I përgjigjet realitetit, është e vërtetë.
-Se ajo që ata thonë përputhet me normat shoqërore dhe është e justifikuar, domethënë ajo që ata thonë është e justifikuar.
-Se kur flasin e bëjnë me sinqeriteti dhe vërtetësia, të cilat nuk kanë për qëllim mashtrimin.
-Se ajo që ata thonë është e kuptueshme, e kuptueshme për të dy.

Pengesat e komunikimit në thirrjen islame

Disa autorë përkojnë në klasifikimin e pengesave në dy grupe ose nivele të mëdha:
E para, në një nivel sociologjik, bazohen në shkaqe shoqërore objektive, për shkak të përkatësisë së pjesëmarrësve në grupe të ndryshme shoqërore, të cilat kanë origjinë filozofike, ideologjike, fetare, kulturore, konceptime të ndryshme që shkaktojnë mungesën e një konceptimi të vetëm të situatës së komunikimit.
E dyta, në nivelin psikologjik, lindin si pasojë e veçorive psikologjike të atyre që komunikojnë (karakteri, temperamenti, interesat, zotërimi i aftësive të komunikimit) ose për shkak të veçorive psikologjike që janë formuar midis anëtarëve (armiqësi, mosbesim, rivalitet) që mund të kene lindur jo vetëm nga kombinimi i karakteristikave personologjike të secilit, por edhe nga faktorë rrethanorë që i kanë vendosur ata në pozicione kontradiktore ose rivale sipas situatës në të cilën gjenden (luftërat, lufta e të kundërtave për një objekt ose subjekt në të cilin përfitimi i njëra do të thotë humbje e tjetrës).
Autorë të tjerë i klasifikojnë ato si:
• Materiale;
• Njohëse;
• Socio-psikologjike.
1. Materialet jepen kur komunikimi është global, masiv ose drejtohet, të paktën për një numër i konsiderueshëm njerëzish. Ato ndodhin për shkak të mungesës objektive të burimeve ose mjeteve të komunikimit dhe janë përcaktuese në transmetimin e mesazheve (media masive: televizion, radio, shtyp; mikrofona, altoparlant). Por këto pengesa janë lehtësisht të zbulueshme dhe për këtë arsye eliminimi i tyre nuk përbënë një problem të pazgjidhshëm.
2. Ato njohëse janë më komplekse dhe i referohen nivelit të njohurive që dëgjuesi ka për atë që duam të komunikojmë.
3. Më në fund, ato socio-psikologjike janë më të vështirat për t'u kapërcyer dhe përcaktohen nga skema referuese e lëndës. Disa ide nuk janë të vlefshme ose janë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kundër asaj që ka pranuar personi që merr informacionin, kështu që këto ide bllokojnë çdo nivel të komunikimit.
Rogers, C. shprehet se pengesa më e madhe për interkomunikimin është tendenca jonë e natyrshme për të gjykuar, vlerësuar, aprovuar (ose mos aprovuar) gjykimet e njerëzve të tjerë (Almenares, M., 1993). Klasifikimi më i përhapur gjerësisht është ai që përcakton:
1. Pengesat fizike: Përfundimet e komunikimit që ndodhin në mjedisin në të cilin zhvillohet komunikimi i thirrjes apo mesazhit islam. Një pengesë tipike fizike është shpërqendrimi nga një lloj zhurme që pengon ndjeshëm zërin e mesazhit, të tjerët mund të jenë ato që ndërmjetësojnë midis njerezve (distancat, muret, objektet që e bëjnë të vështirë kontaktin vizual).
2. Pengesat semantike: Këto lindin nga kufizimet në simbolet me të cilat ne komunikojmë, përgjithësisht simbolet kanë larminë e zgjedhjes, nganjëherë zgjedhim kuptimin e gabuar dhe ndodh keq komunikimi.
3. Pengesat personale: Ato janë konkluzione komunikimi që lindin nga emocionet njerëzore, vlerat dhe zakonet e këqija të dëgjimit. Ato ndodhin zakonisht në situata pune. Të gjithë kemi provuar në interpretimin tonë të Islamit mënyrën në të cilën ndjenjat tona personale mund të kufizojnë komunikimin tonë me njerëzit e tjerë, këto situata ndodhin në punë, si dhe në jetën tonë private.
Për të bërë një përcaktim të saktë të këtij fenomeni, unë do ta quaja strategjinë kufizues e të komunikimit mënyra e vetëdijshme e drejtimit dhe kryerjes së aktit komunikues në një kuptim negativ, duke penguar procesin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta ndërmjet palëve në komunikim. Këto kanë të bëjnë me pozicione jobashkëpunuese në të cilat orientimi në vetvete, mbi detyrën dhe tjetrin, dhe qëllimet e të cilave drejtohen të mbizotërojnë në marrëdhënie me çdo kusht.
Këto efekte psikologjike mund të mos jenë të drejtpërdrejta por mund të marrin forma të veçanta qoftë në anën pozitive apo edhe negative. Me anë të ligjëratës thirrësi edhe mund të lëndoj ndjenjat e masës qoftë drejtpërdrejtë apo indirektë, e më pas do të ndjehet si fajtor për këtë veprim pas një kohe.
Por, ndodh edhe rasti tjetër kur masa ia përmend (kujton) të bëmat e baballarëve apo fisit të tij, qoftë tradhti apo veprime jo të hijshme përgjatë rrethanave të ndryshëm historike, por nga ana tjetër nga ata që ia përmendin veprat pozitive dhe kontributin shoqëror për fe e vatan që i kanë punuar të parët e tij.
Këtë formë të komunikimit e ka përmendur edhe Kurani me jehudët ku Zoti xh.sh., ua rikujton të mirat që ua kishte dhënë atyre.
“O bijtë e israilit, rikujtoni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe). Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryej asgjë, kur nuk pranohet për të (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për të kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët). Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të ithët, duke ua therur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e Faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj)." (El Bekare 47-50).
Mirëpo në ajete tjera ua kujton edhe të zezat që të parët e tyre kishin vepruar në raport me shkeljen dhe përbuzjen e të mirave të Tij, por edhe në raport me të dërguarit: "(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni. E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpëruarve (në të dy jetët). Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur! Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit." (El Bekare, 63-66).
Në këtë vazhdë kemi edhe ajetet kuranore, ku Allahu xh.sh ua përkujton fisit Kurejsh të mirat që ua ka ofruar atyre dhe furnizimet e llojllojta: "Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!" (El-Kurejsh, 3-4).


Rezyme

Në përmbyllje të kësaj teme konkludojmë se veprimet tona burojnë nga brendia e qenies sonë, e ato reflektohen në aktivitetin dhe punën tonë, në anime , në shprehje, këshillë, e që burimin e kanë sinqeritetin dhe dashurin që të tjerët të kuptojnë drejt dhe saktë vlerat e Islamit si sistem jete dhe frymimi.


__________________
1. Hayati Aydin, Metodat kuranore të bindjes psikologjike, Logos-A, Shkup 2013 f. 18.
2. Casales J.C. Psicologia Social Contribucton a su estudio. Ed. C. Sociales. La Habana. 1989. Pag. 214-212.
3. Predvechini, G. P; Cherkovin YU. A. Psicologia Social. Ed. Politica. C. Habana. 1986. Pag. 156-151.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dersi i xhumasë - Ligjeruës Myftiu Naim ef. Tërnava, Tema: Punët e hajrit