Projektet e shoqatës “Bereqeti” të realizuara gjatë vitit 2021


Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, gjatë vitit 2021, ka realizuar një sërë projektesh bamirëse humanitare.

Përkundër sfidave të ndryshme, kjo shoqatë ka realizuar aksione të ndryshme, siç janë ndihmesa me pako ushqimore dhe higjienike, ndihmat në veshmbathje, ndërtimi i shtëpive, hapja e puseve të ndryshme, ndihma me dru dhe stufa etj.

Si projekt kryesor të vitit, shoqata “Bereqeti” e cilëson hapjen e marketit humanitar në Prizren.

Shoqata “Bereqeti” falënderon të gjithë donatorët dhe gjithë organizatat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, që ishin së bashku me të përgjatë vitit 2021, si dhe shpreson që një bashkëpunim i tillë të mbretëroi edhe gjatë viteve të ardhshme.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/273868697_48579_1644846271.png[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip