Këshilli Drejtues i IHSI-së mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilin e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij instituti, prof. Sabri ef. Bajgora.

Kjo mbledhje në rend të ditës kishte leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, përzgjedhjen e redaksisë së revistës së IHSI-së “Studime”, si dhe njohja e anëtarëve rreth ecurive për botimin e saj.

Ndër pikat që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe aprovimi i formularëve për projektet e IHSI-së, si dhe formularëve për pranimin e dorëshkrimeve dhe botimeve të vjetra, propozimi i projekteve të ndryshme për vitin 2022, si dhe propozimi i projekteve më afatgjata.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, në këtë mbledhje, diskutuan edhe për përgatitjen e një Konference rreth shkatërrimit të xhamive në trojet shqiptare që nga viti 1912-2001, e cila planifikohet që të mbahet në tremujorin e fundit të vitit 2022.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip