99-vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar


Sot përkujtojmë me nderim dhe lutemi për paraardhësit tanë, dijetarë dhe atdhetarë të shquar, të cilët 99 vjet më parë, shpallën themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Kongresin e Parë Mysliman Shqiptar, zhvilluar në Tiranë, 24 shkurt – 12 mars 1923.

Në atë Kongres u morën vendime të rëndësishme për organizimin e pavarur të jetës fetare islame për të gjithë trojet shqiptare, themelimi i një medreseje unike, e cila u quajt “Medreseja e Naltë” dhe revistës “Zani i Naltë”, si periodiku i parë islam në gjuhën shqipe.

Në foto krahas tjerëve janë H. Vehbi Dibra (Agolli), H. Musa Basha, Shyqyri Myftiu, Salim Luniku (foto nga Arkivi i Shtetit, nr. 20777).

Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi